Ballina Kryesore “Zjarr dhe tërbim”- libri që nervozoi Trump dhe që i bëri të...

“Zjarr dhe tërbim”- libri që nervozoi Trump dhe që i bëri të ditur mbarë botës prapaskenat e Shtëpisë së Bardhë

Michael Wolf është një gazetar i cili bëhet dëshmitar  i skenave dhe teatrit që luhet në vilën e Trump para zgjedhjeve dhe në shtëpinë e bardhë pas zgjedhjeve ku President është tashmë Trump. Shumë prej informacioneve të marra janë nga grupi i punës dhe njerëzit e besuar të vetë Trump-it.

Një furi informacionesh dhe skenash, një mosbalancim i ideve dhe për më tepër një vendimmarrje e dobët. Asgjë nuk pritej, dhe aq më tepër fitorja. Trump një tip me ego dhe vetëbesim kërkon të bëhet President dhe i pari i Amerikës. 

Wolff vëzhgon nga një perspektivë e veçantë kaosin e Zyrës Ovale dhe nxjerr nga duart një libër shpërthyes, të pasur me prapaskena të padëgjuara. A mendonte vërtet Trumpi se do të fitonte? E donte vërtet këtë? Cilat janë qëllimet e “Xhervankës”, krijesa dykokëshe e përbërë nga e bija, Ivanka, dhe dhëndri Xherid Kushner? Pse u shkarkua shefi i FBI-së Xhejms Komi dhe, pas tij, shefi i stafit Rins Pribus? Pse u shkakrua Stiv Benoni, strategu (dhe shpirti i zi) që i dha fitoren Trumpit? Kush është ‘zëri’ që tregon për takimet mes stafit të Trumpit dhe rusëve?Pse është e kotë t’i ofrosh Trumpit relacione, analiza dhe çfarëdolloj teksti të shkruar? Kush e drejton vërtet Shtëpinë e Bardhë?.

“Zjarr dhe tërbim” është libri që Trumpi u përpoq më kot ta bllokonte, një fenomen botëror që tregon historinë pasionante të një mandati të paparashikueshëm dhe të vrullshëm si vetë presidenti.