Ballina Aktualitet Zotimi i kandidates për kryeprokurore: Do të “shkund” sistemin. S’pranoj ndërhyrje politike!

Zotimi i kandidates për kryeprokurore: Do të “shkund” sistemin. S’pranoj ndërhyrje politike!

Ka nisur pasditen e sotme seanca dëgjimore, ku 7 kandidatët për postin e Kryeprokurorit të Përgjithshëm kanë paraqitur platformat e tyre përpara anëtarëve të Komisionit Parlamentar të Ligjeve/

Në komisionin për zgjedhjen e kryeprokurorit të përgjithshëm është vënë re mungesa e deputetëve të opozitës, të PD-së, por edhe ata të LSI-së.

Njëra prej 7 kandidatëve për postin e Prokurorit të ri të përkohshëm të Përgjithshëm, Arta Marku, u zotua se nëse vjen në krye të organit të akuzës do të “shkundë” sistemin dhe nuk do të pranojë asnjë ndërhyrje politike.

Pjesë nga pyetje-përgjigjet në seancën dëgjimore

Cila ka qenë çështja më e suksesshme që keni hetuar dhe përfaqësuar në gjykatë?

Kam pasur çështje, por kanë qenë çështje që numërohen me gishtat e dorës.

Në këtë situatë të trysnuar politike, do ndikoheshit nga politika e majtë apo e djathtë?Përse e kërkoni këtë detyrë, thjesht për të pasuruar CV-në, apo mendoni se mund të jepni më shumë për institucionin?

Kandidoj për postin, natyrisht edhe për CV-në, sepse është kulmi i karrierës, pavarësisht se mandati është I përkohshëm. Por mendoj se ka nevojë sistemi për shkundje, për njerëz si puna ime. Për një gjë jam e bindur, nuk jam intimiduar nga askush gjatë gjithë karrierës time. Jam aty ku jam me forcat e mia. Nuk kam qenë e lehtë. Fakti që jam aty falë shpatullave të mia, jam i sigurt.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook