Ballina Kryesore ZYRTARE/ Rama propozon ish-ministrin e PD-së për Bankën e Shqipërisë

ZYRTARE/ Rama propozon ish-ministrin e PD-së për Bankën e Shqipërisë

Qeveria ka propozuar 3 emra si anëtarë të rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Propozimet i ka bërë Edi Rama dhe i ka dërguar në Kuvend.

Mes emrave të propozuar nga Rama është edhe ai i ish-ministrit të Financave në qeverinë Berisha, Ridvan Bode.

Bode është bashkë me Suela Popën dhe Edlira Luçin në listën e propozimeve të Edi Ramës.

Këshilli Mbikëqyrës në BSH është aktualisht jashtë funksionit, pasi anëtarëve u ka mbaruar mandati.

Pas 3 emrave të propozuar nga Edi Rama, janë edhe 3 anëtarë të tjerë të cilëve u ka mbaruar mandati.