Policia e Kuçovës ka prangosur një 55-vjeçar me iniciale B.B, për dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

“Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: B.B, 55 vjeç, banues në Kuçovë.

Arrestimi i tij u bë pasi në banesën e tij ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, duke i shkaktuar dëmtime të dukshme.

Materialet i kaluan Gjykatës Shkallës Parë Berat për veprën penale “Dhunë në familje”, parashikuar nga neni 130/a/4 i Kodit Penal.”-njofton policia.