Buka e thekur është e preferuara e shumë njerëzve, të cilët nuk e ndajnë nga vaktet e tyre.

Mirëpo disa studime të fundit tregojnë se buka e thekur, nuk i bën edhe aq mirë shëndetit tonë.

Pas pateteve të skuqura, të cilat konsiderohen një nga ushqimet më të preferuara në të gjithë botën dhe kanë shumë pak vlera ushqyese, edhe buka e zezë nuk mbetet pas.

Sipas Agjencisë Ushqimore, patatet e skuqura dhe buka e thekur rrisin në mënyrë të ndjeshme rrezikun e prekjes nga kanceri.

Sipas studimeve, një nga shkaktarët e kancerit është acrylaminde, një lëndë kimike tepër e dëmshme që prodhohet tek patatja dhe ushqimet e tjera në një temperaturë mbi 120 gradë.

Ekspertët e shëndetit paralajmërojnë që patatet dhe buka e thekur, janë dy nga produktet më të ekspozuara ndaj këtij kimikati të rrezikshëm. Prandaj këshillohet që të mos e teproni duke i skuqur shumë patatet dhe duke e thekur më shumë sesa duhet bukën.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook