Jo të gjithë e dinë, por sipas studimeve më të fundit është vërtetuar se jo që hamë dhe pimë reflektohet drejtpërdrejt në trupin dhe shëndetin tonë.

Ashtu siç rekomandohet nga dietologët, ka ushqime që që janë të mira për shëndetin, por ka dhe ushqime që ndikojnë negativisht dhe janë të rrezikshme për shëndetin.

Më poshtë keni një listë që tregon ushqimet që ndikojnë në shfaqjen e puçrrave dhe akneve në fytyrë.

Alkooli
Megjithëse kjo tingëllon e çuditshme, alkooli shkakton puçrra dhe akne. Birra, vera dhe kokteilet dehidratojnë lëkurën dhe shkaktojnë shqetësime të tilla, përfshirë dhe rrudhat.

Kripa
Konsumimi i tepruar i kripës çon në dehidratim të thellë të lëkurës. Kështu, lëkura nuk ka forcën e nevojshme për të luftuar dehidratimin, duke çuar kështu në shfaqjen e puçrrave dhe akneve.

Buka
Buka rrit insulinën dhe shkakton shumë probleme shëndetësore, duke përfshirë shfaqjen e akneve. Prandaj, dermatologët sugjerojnë shpesh që ta shmangni atë.

Qumështi dhe produktet e qumështit
Produktet e qumështit janë të pasura me hormone. Dhe mosbalancimi i akneve është pikërisht shkaku i akneve. Duhet ta shmangni përdorimin e tij në një masë të madhe.