Më në fund keni vendosur të hani ushqim të shëndetshëm, por ka mundësi të bëni gabime të vogla duke menduar se po i bëni gjërat e duhura.

Pikërisht këto gabime të vogla mund ta pengojnë procesin e dobësimit, për shkak që kanë ndikim të madh në pamjen, shëndetin dhe sjelljen tuaj.

Disa ushqime të cilat mbajnë epitetin si shumë të shëndetshme, nuk do të duhej t’i konsumoni për çdo ditë.

Një gotë qumësht
Edhe pse qumështi është një shtojcë e shëndetshme e shujtës, ka mundësi që pikërisht ai është fajtor për dobësim të ngadalshëm. Nëse jeni mësuar të pini qumësht para gjumit, gjatë mëngjesit, ose gjatë ditës, provoni të mos e pini atë për një muaj. Nëse ndieni ndryshim jeni më pak të ngacmueshëm, keni më shumë energji, vëreni humbje të peshës, lëkura juaj është më e pastër dhe më e shëndetshme ndoshta kjo është zgjidhja e problemeve tuaja.

Ëmbëlsirë pas ngrënies
Pothuajse nuk ka njeri që nuk e ka këtë shprehi. Gjithmonë dëshirojmë të hamë diçka ëmbël pas shujtave. Fatkeqësisht, kjo është krejtësisht e panevojshme dhe shumica nga ne e dimë, mirëpo qëllimisht e injorojmë. Nëse këtë e bëni çdo ditë, atëherë e kuptoni se jeta do të ishte më e lehtë po të zvogëlohej konsumimi i sheqerit. Le të jetë deserti diçka me të cilin gostiteni një herë në javë, më së miri gjatë fundjavës, kur keni kohë të lëvizni dhe t’i digjni kaloritë e ngrëna.

LEXO EDHE:  Receta Gatimi/ Pite me Patate

Karbohidratet e rënda
Sa herë e keni ndier nevojën për të grimcuar diçka mes drekës dhe darkës e në fund e keni përmbushur këtë nevojë dhe keni ngrënë çfarëdo qoftë pa menduar a është e shëndetshme dhe e nevojshme? Sandviç, patatina ose diçka të ngjashme. Është shumë e rrezikshme nëse e bëni çdo ditë: në këtë mënyrë nuk ka humbje peshe, vështirë që do ta ruani peshën tuaj trupore, e sigurisht që nuk do të ndiheni më mirë në një plan më afatgjatë. Nëse me të vërtetë lëshoni pe për dëshirat e stomakut, atëherë frutat arrore janë zgjidhja.

Patatja
Një studim i kryer nga ana e ekspertëve nga Harwardi përfundimisht ka dëshmuar se në një afat më të gjatë patatja ju bën të trashë. Patatja është e shëndetshme, mirëpo të tepruarit me çfarëdo qoftë asnjëherë nuk është i mirë, e vetë patatja mund të imponohet shpesh në atë që hamë deshëm apo s’deshëm. Zvogëloni konsumimin e saj, shtoni konsumimin e perimeve të freskëta të papërpunuara dhe çdo gjë do të jetë në rregull.