Policia e Shtetit ka publikuar mëngjesin e sotëm një video që tregon një risi në zbulimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit.

Në video tregohet se  tashmë parakalimet e gabuara do të evidentohen me dron, kur ndodhin në kthesa të padukshme.

Postimi i Policisë

Mirëmëngjes nga Policia e Shtetit!

Policia Rrugore evidenton me dron parakalimet e gabuara.

Tani ka “ilaç” efikas kundër parakalimeve të gabuara në kthesa e vende të padukshme.

Policia Rrugore po monitoron shkeljet dhe parakalimet e gabuara edhe me DRON👮‍♂

Drejtuesi i mjetit në video në fillim kundërshtoi ndaj konstatimit, por prova e filmuar e “çarmatosi”

Edhe shkeljet e tjera:
1. Respektimi i përparësisë në rrethrrotullime;

2. Distanca e sigurisë mes mjeteve etj.

Vendet ku monitorohet me dron?

Në të gjitha akset rrugore, sidomos në segmentet e evidentuara si “njolla të zeza” të trafikut.

Policia Rrugore apelon për respektimin e sinjalistikës rrugore dhe rregullave të qarkullimit.

Për çdo shkelje telefono në numrin falas 112, 24/7