Dorëheqja nga mandati i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri ka shkaktuar reagime të shumta në aktualitetin politik.

Së fundi, ka ardhur edhe reagimi i ish-deputetit demokrat, Astrit Patozi, i cili përmes një statusi në faqen e tij në “Facebook”, thotë se vendimi i Tahirit ka shkaktuar trazimin e shumë shpirtrave.

“Nëse Saimir Tahiri paska qenë një peshk i vogël, siç po thuhet, atëherë rrugë të mbarë gjuetisë së “peshkaqenëve”, pavarësisht krahut që kanë zgjedhur për të qëndruar në oqeanin e zullumit!”, thekson ndër të tjera Patozi.

Reagimi i Patozit
Shpirtrat që mund të ketë trazuar dorëzimi i Tahirit
Nëse Saimir Tahiri paska qenë një peshk i vogël, siç po thuhet, atëherë rrugë të mbarë gjuetisë së “peshkaqenëve”, pavarësisht krahut që kanë zgjedhur për të qëndruar në oqeanin e zullumit!
Nuk ka fare rëndësi, nëse janë shefa apo kundërshtarë të tij.
Cilado qoftë arsyeja e dorëzimit të tij tek drejtësia, ata që bëjnë prej kohësh gjumë të trazuar, për shkak se e dinë ç’kanë bërë, kanë një arsye më shumë të shikojnë ëndrra të keqija.
Të paktën nuk qëndron më alibia se mbrojtja e ish-ministrit me imunitet ishte një barrikadë e fortë për pandëshkueshmërinë.
Dhe kjo nuk ka të bëjë shumë me atë që mund të thotë apo tregojë vetë Tahiri gjatë hetimit të tij.
Më tepër se kaq, është djegia e një etape tjetër në një proces me sa duket të pakthyeshëm, dhe me shumë gjasë ky është shkaku se pse po përvëlon kaq shumë.
Është ai momenti, kur e ndjen se po të ngrihet niveli i ujit dhe ti e di që nuk mund të notosh, ngaqë t’i kanë lidhur duart

LEXO EDHE:  Andi Bushati: Pse Berisha nuk duhet bojkotuar nga mediat, mos harroni se ishte i pari që...

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook