Ballina Kulture 27 thënie/ “Mësuesi i mirë është si qiriri, ‘tret veten’ për t’u...

27 thënie/ “Mësuesi i mirë është si qiriri, ‘tret veten’ për t’u ndriçuar rrugën të tjerëve”

Megjithëse janë të shumta arsyet që një njeri të kërkojë të bëhet mësues, jo kushdo mund të bëhet i tillë dhe aq më tepër mësues i mirë.

Një mësues i mirë duhet të ketë formim kulturor e gjuhësor shumë të gjerë, sepse ai është hallka kryesore e veprimtarisë në shkollë.

Ja 27 thënie për mësuesit:

1. “Edukimi nuk është mbushja e një gotë bosh, por ndezja e zjarrit”. (W.B. Yeats)

2. “Mësimdhënia nuk është një art i humbur, por respektimi i saj është një traditë e humbur”. (Jacques Barzun)

3. “Unë kurrë nuk i mësoj nxënësit e mi; Unë vetëm përpiqem të siguroj kushtet në të cilat ata mund të mësojnë.”
(Albert Ajnshtajni)

4. “Mësimdhënia është forma më e lartë e të kuptuarit.”
(Aristoteli)

5. “Unë nuk mund t’i mësoj askujt asgjë, unë vetëm mund t’i bëjë ata të mendojnë.” (Sokrati)

6. “Ata që dinë, bëjnë. Ata që kuptojnë, japin mësim.” (Aristoteli)

7. “Unë nuk mund të jem mësues, pa e njohur vetveten.”
(Paulo Freire)

8. “Mësuesi i vërtetë mbron nxënësit e tij kundër ndikimit të tij personal.” (Amos Bronson Alcott)

9. “Në një shoqëri krejtësisht racionale, më të mirët do të ishin mësues dhe pjesa tjetër prej nesh do të duhej të vendoste për diçka tjetër”. (Lee Iacocca)

10. “Mësuesi jo i mirë, thjesht tregon. Mësuesi i mirë shpjegon. Mësuesi profesionist inspiron.” (William Arthur Ward)

11. “Mësuesit më të mirë janë ata që ndryshojnë mendim.”
(Terry Heick)

12. “Mësuesi i mirë është si qiriri – konsumon veten për t’i ndriçuar rrugën të tjerëve.” (Mustafa Kemal Atatürk)

13. “Mësimdhënia është ai profesion që krijon të gjitha profesionet e tjera.”

14. “Një mësimdhënia e mirë ndahet në ¼ përgatitje dhe ¾ improvizim.” (Gail Goldwin)

LEXO EDHE:  "Kimikati" braktis Portokallinë, aktori tregon arsyet e largimit

15. “Armiku më i keq është mësuesi yt më i mirë.” (Buda)

16. “Detyra e një mësimdhënësi është t’i mësojë nxënësve të njohin karakterin e tyre.” (Joseph Campbell)

17. “Të gjitha mësimet janë referenca të thjeshta. Eksperienca e vërtetë është të jetosh jetën tënde.” (Ming-Dao Deng)

18. “Arti i mësimdhënies është të dish të sugjerosh.”
(Henri-Frédéric Amiel)

19. “Mësimdhënia demonstron që diçka është e mundur. Mësimi të ndihmon ta bësh të mundur për veten tënde.” (Paulo Coelho)

20. “Mund t’i mësoj dikujt gjithçka që di, por vetëm eksperienca do ta bindë për vërtetësinë e atyre që i ke mësuar.”
(Richelle E. Goodrich)

21. “Nuk ka dështime. Vetëm mësime.” (Robert Allen)

22. “Shenja më e madhe e suksesit për një mësues është ata mund të thonë: Nxënësit po punojnë sikur unë të mos ekzistoja.”
(Maria Montessori)

23. “Pyetja që duhet të shtrohet është “Si mund të mësojnë më mirë?” dhe jo “A mund të mësojnë?”” (Jaime Escalante)

24. “Mësimdhënësit e mirë janë ata që të tregojnë se ku duhet të shohësh por jo se çfarë duhet të shohësh.”
(Alexandra K. Trenfor)

25. “Nëse një nxënës nuk mëson me mënyrën që ne shpjegojmë, ndoshta duhet të mësojmë të shpjegojmë në mënyrën që ato mësojnë.” (Ignacio ‘Nacho’ Estrada)

26. “Synimi i jetës është të zbulosh dhuntinë tënde. Qëllimi i saj është ta ndash me të tjerët.” (Pablo Picasso)

27. “Nëse do të krijoni statuja për njerëzit e rëndësishëm, krijoni për mësuesit. Ata janë heronjtë e shoqërisë tonë.” (Guy Kawasaki)

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook