Ballina Kulture Akili dhe Patrokli, miq apo dashnorë?

Akili dhe Patrokli, miq apo dashnorë?

Natyra ekzakte e marrëdhënies së Akilit me Patroklin ka qenë e shumëdiskutuar si në periudhën klasike, ashtu edhe në kohët moderne.

Tek Iliada, shfaqet si modeli i një miqësie të thellë dhe besnike. Homeri nuk lë të kuptohet që Akili dhe miku i tij i ngushtë ishin të dashur.

Pavarësisht se nuk ka prova direkte në tekstin e Iliadës, se këta të dy ishin dashnorë, kjo teori është shprehur nga disa autorë të mëvonshëm.

Komentatorët, nga antikiteti deri në kohët moderne e kanë interpretuar këtë marrëdhënie përmes këndvështrimit të kulturës së tyre.

Në Athinën e shekullit 5 p.e.s. kjo lidhje e fortë shihej në dritën e zakonit grek të pederastisë.

Tek Simpoziumi i Platonit, pjesëmarrësit në një dialog për dashurinë supozojnë se Akili dhe Patrokli ishin një çift; Fedrusi argumenton se Akili ishte më i riu dhe më i pashmi, pra ishte i dashuri dhe Patrokli i dashuruari pas tij.

Por në greqishten e lashtë nuk kishte fjalë që dallonin heteroseksualin dhe homoseksualin. Dhe supozohej se një burrë mund të dëshironte të rinj të pashëm dhe të bënte seks me femra.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook