Ballina Kulture “Bastard, s’më bëre dot asgjë”, Ermal Meta mesazh të qartë gazetarëve shqiptarë:...

“Bastard, s’më bëre dot asgjë”, Ermal Meta mesazh të qartë gazetarëve shqiptarë: S’dini asgjë për jetën time, mos…

Pasi u shpall fitues i festivalit më të famshëm italian “Sanremo 2018”, Ermal Meta ka publikuar një status në faqen e tij në “Facebook”, ku i drejtohet të gjithë gazetarëve shqiptarëve.

Ai kërkon nga mediat shqiptare që të mos spekulojnë mbi jetën e tij, kur nuk dijnë asgjë në të vërtetë.

Meta sqaron se fjalën “bastard” që përdori në një intervistë nuk e ka pasur për babain e tij, si dhe kënga e tij është vetëm kundër terrorizmit, asgjë më tepër.

Postimi i plotë
Mesazh për të gjithë gazetarët shqiptarë:

Mos spekulloni mbi jetën time, ju nuk dini asgjë nga jeta ime. Kur në atë intervistë përdora fjalën “bastard” nuk thash asnjë emër. Mos e shtoni ju atë emër sepse gaboni rëndë jo vetëm me mua por edhe me familjen e personit për të cilin po shkruani ose po flisni.
Kënga që fitoi festivalin e Sanremos është kundër terrorizmit, asgjë më shumë. Shpresoj mos te lexoj më gjëra të tilla.
Falemnderit për vëmëndjen.

LEXO EDHE:  VIDEO/ I blejnë bluzën e Interit për ditëlindje, shihni reagimin epik të tifozit të vogël juventin

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook