Ballina Kulture Bukuria e veçantë e qirinjve aromatikë: Si t’i blejmë, ndezim dhe shijojmë

Bukuria e veçantë e qirinjve aromatikë: Si t’i blejmë, ndezim dhe shijojmë

Një trend që ka pushtuar me kohë perëndimin, por ende tërësisht Shqipërinë, është qiriu aromatik, ja si dhe ku mund ta përdorni.

Të qëndruarit vetëm në dhomë, duke lexuar, kthehet në një skenë filmi.

Në Tiranë, qirinjtë aromatikë nuk kushtojnë shumë dhe janë jetëgjatë. Një çmim i vogël për t’u paguar, për një shtëpi që vjen era vjollcë, myshk, trëndafila, apo ç’tju dojë zemra. Kërkoni në Rossmann Lala-n më të afërt, në Jysk, Megatek, apo dyqane artizanale. Nëse asnjë s’ua mbush syrin në Tiranë, kthehuni nga blerjet online. 

Para se të ndizni një qiri aromatik, duhet të dini disa rregulla që nuk ju vështirësojnë punë, por e bëjnë qiririn më jetëgjatë, hanë pak kohë dhe shpërhapin më shumë aromë.

Gjithmonë shkurtoni fitilin e qiririt para ndezjes.

E mira është të jetë diku tek 1cm i gjatë. Më pas, nëse është hera e parë që e ndizni qiririn, lëreni të digje për të paktën dy orë ose më shumë.

Shtresa e sipërme e dyllit duhet të shkrijë tërësisht para se të fiket e të ftohet. Kështu do të parandaloni gropën rreth fitilit që e bën qiririn të papërdorshëm më tej.

Për dhomat e vogla këshillohet të përdoren aroma mikpritëse, të ngrohta si dru, lëkurë dhe kashmir. 

Ndërsa dhomat e gjumit janë perfekte për aroma të buta si zambaku apo vjollca. Korridoret apo dyert kanë tjetër ndjesi kur vijnë era lulesh të bardha si manjola, lule ylangu, narcizë. Në fakt, këto lule shkojnë mirë kudo.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook