Ballina Kryesore Dëshmitë 7 mijë vjeçare të epokës së mezolitit nga Shkodra e Skrapari

Dëshmitë 7 mijë vjeçare të epokës së mezolitit nga Shkodra e Skrapari

Vegla pune prej guri, Koha e gurit të ri (7.000 – 3.700 vjet para Krishtit)

Janë pasuri e jona po shpesh harrojmë që i kemi. Dëshmi të hershme të qytetërimeve dhe epokave historike.

Në kuadër të “zbulimit” të pjesëve thesari i një kombi Muzeu Historik Kombëtar, ka publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook disa vegla.

A e dinit se, gjurmët njerëzore që i përkasin mezolitit (10.000-7.000 vjet para Krishtit) janë relativisht të pakta?

Megjithatë, në shpellën e Gajtanit afër Shkodrës janë gjetur vegla prej stralli e kocke, të cilat mendohet se datojnë para vitit 7.000 para Krishtit.

Me epokën mezolitike lidhet pjesërisht edhe vendbanimi i Vlushës (Skrapar). Aty janë zbuluar vegla stralli, tipike mezolitike.

Edhe veglat e punës prej stralli të mikrolitikës, të cilat njerëzit primitivë i përdornin për punime të imëta, i përkasin periudhës së mezolitit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook