Ballina Kulture Diabeti mund të zbulohet vite më herët

Diabeti mund të zbulohet vite më herët

Shenjat paralajmëruese të diabetit të llojit 2, mund të zbulohen edhe 20 vite përpara diagnostikimit të sëmundjes, thonë shkencëtarët.

Nivelet e ngritura të sheqerit dhe rezistenca e insulinës janë vënë re te njerëzit, që përpara se ata të shfaqnin shenjat e para të sëmundjes, raporton BBC.

Një tjetër studim, arriti në konkluzionin se diabeti I llojit 1 mund të keqdiagnostikohet pas moshës 20 vjeç.

Studimi në Japoni, i kryer në periudhën 2015-2016, u përqëndrua te indeksi BMI, nivelet e sheqerit dhe ndjeshmëria e insulinës te 27 mijë persona pa diabet, të grupmoshës 30-50 vjeç. Shumica ishin meshkuj.