Ballina Kulture DOSSIER/ Flet truproja: Ja çfarë ndodhi në çastet e fundit të Adolf...

DOSSIER/ Flet truproja: Ja çfarë ndodhi në çastet e fundit të Adolf Hitler

Detaje intriguese të momenteve të fundit të Führerit dhe të dhëna interesante për marrëdhënien e tij me të dashurën Eva Braun, kanë dalë nga dëshmia e truprojës së Adolf Hitlerit.

Truproja Rochus Misch ka nxjerrë detaje në librin e tij të publikuar së fundmi me titull “Dëshmitari i fundit i Hitlerit”.

Misch vdiq në Berlin në vitin 2013 në moshën 96-vjeçare. Në libër ai shkruan se në 30 prill 1945 ishte roja e Hitlerit në bunkerin ku ai strehohej gjatë luftës kur mori një mesazh nga gjenerali Keitel. Ai i shkruante se dështoi të thyente ushtrinë sovjetike në Berlin dhe dukej se fundi i Luftës së Dytë Botërore ishte afër.

Pas kësaj Misch dëgjoi Hitlerin të fliste me qetësi me Bormann dhe të tjerët. Më pas e Hitlerin të shkonte në studion e tij ku nga pas e ndoqi Eva. Thotë se më pas pa Otto Günsche, adjutantin e Führer të mbyllte derën e tyre.

Güsche i tha truprojës Misch se shefi nuk duhej të shqetësohej. Hitler i shtrëngoi dorën Günsche dhe i tha se nga ai moment ushtarët ishin të lirë nga betimi për besnikëri ndaj tij.

Më pas i kishte kërkuar që trupi i tij të mos turpërohej publikisht siç i ndodhi Musolinit ndaj duhej që ai të digjej. Në ato momente të gjithë në bunker ishin nervozë. Pati edhe përlotje. Ishte truproja Misch që e hapi derën e studios.

“Në fillim pashë Evën. Ajo ishte e shtrirë me këmbët e përdredhura dhe kokën e anuar nga Hitleri. Këpucët e saj ishin në divan. Pranë saj ishte Hitleri… i vdekur. Sytë e tij ishin paksa të hapura me një vështrim të përhumbur. Kokën e kishte të anuar” – thotë truproja e tij. Misch u rrëmbye nga Ushtria e Kuqe Sovjetike dhe u burgos në kampet e punës për 8 vjet edhe pse u përpoq të shpëtonte duke u arratisur.

LEXO EDHE:  Vendosa të flej 4 orë në ditë, shihni çfarë më ndodhi

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook