Ballina Kryesore Filmi shqiptar “Të thyer” shpallet fitues në Festivalin e Salernos në Itali

Filmi shqiptar “Të thyer” shpallet fitues në Festivalin e Salernos në Itali

Filmi “Të thyer” i paraqitet publikut si një akuzë e fortë ndaj sistemit që pasurohet duke shkatërruar ambjentin. Një sistem korruptiv ndërthyer me pushtetin dhe mafian që përplaset në raportin e vështirë babë e bir interpretuar nga Edmond Budina dhe Laert Vasili. Para se të kalojë testin e publikut, duket se filmi ka kaluar testin në projeksionin për gazetarët ku evidentohet një fotografi e shkelqyer nga Daniele Baldacci. Filmi nje bashkeproduksion italo-shqiptaro- maqedonas kishte në kast aktorë si Nikolla Llambro, Ola Harizaj, ku skenarist dhe regjisor është Edmond Budina. Filmi ngre çështje kritike ku ndotja e ambjentit është paradhoma e një shoqërie të intoksikuar moralisht dhe shpirtërisht e cila kompromenton shëndetin e të ardhmen e fëmijëve në këmbim të pasurimit të shpejtë.

Pas suksesit të Bujar Alimanit në Varshavë, dhe Robert Budinës në Estoni, një tjetër arritje kinematografike vjen nga Italia. Filmi “Të thyer ” nga regjisori Edmond Budina është shpallur fitues i Festivalit te të 72 të Salernos,në Itali.  

Lajmi është bërë i ditur nga vajza e regjisorit Budina, Adele Budina, e cila me anë të një statusi në facebook ka ndarë fitoren, por dhe emocionet e një fitoreje të arte.

Është emocionuese të shohësh njerëzit me lot në sy në fund të projektimit tonë dhe ky çmim vjen pas shume sakrificave ,pas kaq shumë pune e zhgënjimesh. Kam zemrën të mbushur me gëzim, jam e nderuar dhe e lumtur për atin tim, punën tonë, për Shqipërinë dhe Qendrën Kinema të QKK-së, për Italinë dhe Maqedoninë që na përkrahu, për bashkëprodhuesit tanë dhe sidomos për ata që janë bërë në 4 për ta bërë këtë film. Ne jemi përpjekur ta bëjmë atë një film shoqëror dhe artistik, shpresojmë se kemi arritur … Faleminderit shumë, falë Festivalit dhe atyre që votuan për këtë, që na bën shumë shpresëdhënës. Kjo do të thotë se ne kemi marrë shenjën, do të thotë se puna jonë nuk kuptohet, por vlerësohet gjithashtu, do të thotë që edhe ne, në vetvete, kontribuojmë në përmirësimin e shoqërisë sonë, do të thotë që kinema është ende zemra dhe arti.;FALEMINDERIT “, ka shkruar ajo.

LEXO EDHE:  Trashëgimia kanceroze që gjendet në afërsi të Parisit, shteti francez duhet të japë shpjegim për provat bërthamore