Ballina Kryesore FOTO/ Biznesmeni ndërton monumentin madhështor të Skënderbeut, përmasat janë gjigande

FOTO/ Biznesmeni ndërton monumentin madhështor të Skënderbeut, përmasat janë gjigande

Portreti gjigand i Skënderbeut me përmasa që kurrë nuk e kanë parë më parë. Monumenti po realizohet në Labinot Fushë 6 km larg Elbasanit.

Ngjan si diçka e përafërt me portretet e presidentëve në Amerikë të gdhendura në mal. Autor i veprës gjigande është skulptori Fiqiri Kasa.

Sipas të dhënave, Gjergji i Madh është porositur nga Gjergj Luca, në Elbasan.
Gjithçka duket se përkon edhe me 550 vjetorin e vdekjes së Skëndërbeut dhe me shpalljen e këtij viti si Viti I Skëndërbeut në trojet Mbarëkombëtare.26730931_2023154014567790_1130075184314089055_n

Mësohet se monumenti po ndërtohet rrëzë malit në afërsi të tuneleve në Labinot Fushë. Ky monument do të jetë 8 metra i lartë.

Portreti i Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriotit, Skënderbeut, mendohet të jetë më i madhi i kësaj natyre në Shqipëri dhe në mbarë trevat shqiptare.

Pritet të përfundojë në pak javë ndërtimi i këtij monumenti i gjithi prej metali dhe betoni.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook