Ballina Kulture Fotot e rralla të mbretit Zog dhe mbretëreshës Geraldinë në mbërritje dhe...

Fotot e rralla të mbretit Zog dhe mbretëreshës Geraldinë në mbërritje dhe largim nga Stambolli

Largimi i familjes mbretërore shqiptare nga atdheu, si arsye e pushtimit fashist, ka ngjallur një interes të veçantë në shtypin francez të kohës.

Gazetat Paris-soir (maj, 1939) dhe L’Intransigeant (korrik, 1939) kanë botuar fotografitë e rralla të Mbretit Zog dhe Mbretëreshës Geraldinë gjatë mbërritjes dhe largimit të tyre nga Stambolli.

Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë ato për publikun shqiptar:

PARIS-SOIR (E DIEL, 7 MAJ 1939) : MËRGIMI EMOCIONUES MBRETËROR

Image

Asnjë dokument nuk kishte ardhur që nga ngjarjet dramatike në Shqipëri. Mbretëresha Geraldinë, e cila sapo ishte bërë nënë, e sëmurë, u desht të linte me ngut mbretërinë e saj. Mbreti Zog shkoi pranë saj. Sot, ajo është shëruar plotësisht. Së bashku, ata gjenden në vendin e ri të mërgimit të tyre : Stamboll.

Image

Djali i mbretëreshës Geraldinë, ende në gjumë, i bartur nga infermierja e tij, arrin në tokën turke.

Image

Disa momente më vonë, gruaja e re e mban ende nën kujdesin e saj të vëmendshëm.

Image

Mbreti Zog i Shqipërisë dhe Mbretëresha Geraldinë vazhdojnë, gjatë mërgatës së tyre, rrugën drejt Anglisë dhe Francës. Ata po priten në kështjellën e La Maye, në Versajë, ku dhe do të banojnë. Ne i shohim ata, këtu sipër, në Stamboll, duke u ngjitur në anijen « Bessarabia », për të shkuar në Konstancë, në Rumani.//Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania).

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook