Ballina Kryesore INTERVISTA/ Tradhtitë për çështjen e Teatrit Kombëtar, rrëfehet regjisori Altin Basha

INTERVISTA/ Tradhtitë për çështjen e Teatrit Kombëtar, rrëfehet regjisori Altin Basha

I ftuar ne emisionin “Kjo Javë” në News24, regjisori Altin Basha ka folur për çështjen e Teatrit Kombëtar si dhe takimin që zhvilloi së bashku me disa artistë të tjerë me kreun e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nga ku u tha se u arrit marrëveshje.

Ai tha se nuk ka pasur marrëveshje pas takimit me Veliajn për çështjen e Teatrit. Altin Basha i është përgjigjur edhe disa kolegëve të cilët kanë thënë se artistet që zhvilluan takim me Veliajn janë përdorur nga politika.

“Është korrekte dhe e rëndësishme të thuhet se ne dolëm në media dhe nga takimi u tha ne ramë në marrëveshje me Veliajn. Në dëgjesën e dytë që bëri kryebashkiaku i Tiranës, aleanca për mbrojtjen e Teatrit nuk mori pjesë. Nga kolegu Arben Derhemi më thuhet se duhet të bëjmë një takim me zotin Veliaj në sallën Gëte. Ne shkuam në takim për të mbrojtur ato tre pika për Teatrin dhe nuk kishte marrëveshje. Në deklaratën pas takimit me Erion Veliajn, Robert Budina tha se artistët janë përdorur. Ne shkuam në emër të aleancës atje. Nuk pati kundërshti. Unë i kam kërkuar Robert Budines të thotë se pse tha që artistët janë përdoruar. Ata kanë ndryshuar qëndrim dhe nuk e di.

Unë ndihem i tradhtuar nga disa artistë që më janë kundërvënë. Unë i kam ftuar grupin e aleancës që të vijnë për diskutime dhe nuk ka pasur asnjë reagim. Ata lejuan individë që të më akuzojnë mua se po dalim kundër kauzës së artistëve. Mua më ka kundërshtuar vetëm Neritan Licaj, i cili ka thënë se godina mund të rikostruktohet. Ajo që është e rëndë është se disa media kanë mbajtur disa qëndrime të papranueshme”, u shpreh Altin Basha.

Pjesë nga intervista: 
Shumë bujë bëri 27 qershori, teksa ju ishin në një takim me kryebashkikaun Erion Veliaj që më pas u tha se u arrit marrëveshje, por ju thatë se nuk ishte marrëveshje. Çfarë ndodhi me atë takim?
Është pak a shumë ajo që thatë ju. Është e rëndësishme të thuhet se ne dolëm dhe qartësuam ne media atë që përbënte takimi, por për fat të keq fitoi më shumë një abuzim që e konsideronte takimin si marrëveshje.

LEXO EDHE:  “Ja 20 copë, buka e cullëve”. Fatkeqësi për fshatarin, tregon delet e mbytura nga uji (VIDEO)

Ju si u zgjodhët?
Në dëgjesën e dytë që bëri kryebaskiaku i Tiranës, Aleanca për mbrojtjen e Teatrit nuk mori pjesë dhe në atë takim kishte dy të reja të rëndësishme që ndryshuan kahun e dialogut. Pra ishte mundësia për tu tërhequr nga territori i Teatrit Kombëtar, ruajtja e sipërfaqes dhe përfaqësimi i komunitetit. Nga kolegu Arben Derhemi më thuhet se duhet të bëjmë një takim me zotin Veliaj në sallën Gëte. Prej fillimit të kësaj historie që ka nisur nga një shkrim i Genci Fugës që denonconte ligjin për artin dhe urdhërin për të transferuar Teatrin tek Turbina. Që nga ky moment komuniteti u vë në lëvizje dhe projekt ligji u kundërshtua nga ne.

Pse u tërhoq Celoaliaj, pse nuk erdhi me ju?
Nuk e di arsyen se pse është tërhequr, por mua ma komunikoi Derhemi dhe më tha që ai është tërhequr. Ne nuk mund të anulonim takimin që kishin kërkuar të dy, pra Celoaliaj dhe Derhemi.

A ishin të gjithë dakord se ju do të përfaqësonit të gjithë artistët me takimin me Veliajn?
Në atë takim me 10 veta u ra dakord se duhet një takim me Veliajn dhe u ra dakord që të mbroheshin tre pika. Pra në kushtet që Celoaliaj nuk vinte nuk kishte asnjë arsye pse të mos shkonim ne sepse ene ishim dakordësuar çfarë do thoshim në atë takim. Ne do mbronim ato tre pika dhe nuk e dinim çfarë qëndrimi do mbante aleanca për mbrojtjen e Teatrit më pas.

Pse doli kundër aleanca, siç ishte Budia dhe të tjerë që e kanë quajtur si takim individualist? 
Në deklaratën pas takimit me Veliajt, Robert Budina tha se është një takim privat dhe se artistët janë përdorur. Ne nëse ishim përdoru ishim përdoru për alenacnën dhe jo për bashkinë sepse ne kishim shkuar në emër të aleancës. Budina ishte në dijeni dhe nuk shfaqën kundërshti.

LEXO EDHE:  Grabitet një karburant në rrugën e Rinasit, policia fsheh ngjarjen

Nga i morët reagimet e para nga aleanca?
Ne nuk morëm asnjë reagim. Unë kam parë në media një reagim të Robert Budinës që thoshte se artistët janë përdorur. E pyeta dhe më tha se nuk ju tha kush të shkonit në atë takim. Nuk mund ta kuptoj dot se nëse ne nuk do shkonim në atë takim ata mund të na thoshin se nuk do shkoni, pasi nuk na përfaqësoni.

Ju i bëni apel aleancës që të jetë e sinqertë?
Unë dyshoj se ata kanë ndryshuar qëndrim dhe nuk e di arsyen. Ka një grup që është jo artistik dhe nuk pranojnë asnjë lloj dialogu. Çështja është që në këtë pikë unë ndodhem jo vetëm i tradhtuar, pro i vënë në një pozicion të vështirë, pasi u ftova si partner i tyre. Unë e kam ftuar grupin e aleancës në debate, por nuk ka asnjë reagim nga ata. Ata lejuan individë që të më akuzonin mua dhe kolegë të mi se jemi përpjekur të tradhtojmë kauzën e aleancës. Në mbledhjen që kemi vendosur për të zhvilluar takim me Erion Veliajn më ka kundërshtuar vetëm Nerian Licaj dhe asnjë tjetër. Ai ka thënë se kjo godinë mund të riskotruktohet. Ne kemi qenë të sigurt se qëndrimet kanë qenë të rakorduara.

Keni folur ju me këta kolegë sepse nuk është vetëm Robert Budina. Ju kanë akuzuar publikisht, ju i jeni kundërpërgjigjur?
Unë ju kam thënë që atë ditë më thoni nëse ky Teatër mban dhe mbyllet ky diskutim. Unë kam pritur që të përgjigjen dhe do vazhdoj të flas për të vërteta të tjera.

Për çfarë të vërtetash flisni?
Si ajo që ju thashë. Që unë kam thënë më thoni nëse ky teatër mban. Nëse dikush kundërshton një tezë duhet të reagojë. Nëse ata mbështesin rikonstruksionin e Teatrit, hajde ta ndajmë çfarë do të thotë rikonstruksion.

LEXO EDHE:  VIDEO/ Dalin pamjet, si vdiq në duart e policëve italianë 44-vjeçari shqiptar në Aeroportin e Milanos (Emri)

Sa mendoni se ka gisht politika në këtë çështje. A ka kolegë të ndikuar politikisht?
Absolutisht që ka. Që në daljen time të parë tek sheshi i protestës kam bërë thirrje që politika të qëndrojë jashtë. Politika po vendos dhe ne patëm një ftesë nga politika. Kërkesa jonë ndaj politikës ka qenë ruajtja e truallit sepse ndërtesa ka probleme. Një nga qëndrimet ka qene që të tërhiqet deri kur mbaron Teatri Komëbtar. Ajo që kërkoj është që dialogu të vazhdojë. Aleanca doli nga dialogu.

Ju ndjeni i fyer nga kolegë të caktuar, do t’i kundërpërgjigjeshit ndonjërit prej tyre. Keni rezerva për ndonjërin prej tyre?
Unë nuk e kam problem se janë bërë takime me eksponentë si të PD dhe të PS. Nuk do refuzoja asnjë takim në shërbim të çështjes së Teatrit. Nuk kam menduar se qëndrimet do ishin në shërbim të kundërt të dialogut. Çështja është sa konsrutkiv je vetë dhe refuzimi i dialogut do të thote se nuk ka konstruktivitet. Nëse dalim nga dialogu nuk mund të presim rezultate. Unë i qëndroj deklarate për kryeministrin dhe ministren e Kulturës dhe mos mendojnë se jam i shitur. Unë jam një person që gjithmonë e kam arritur me punë dhe nuk pres status nga politika. Le ta bëjnë sport të ditës sulmet ndaj meje dhe nuk e kam problem se po bëjnë reklamë. Unë do t’i demontoj gjërat që them. Kemi Genci Fugën që është personi që ka iniciuar këtë gjë. Genci Fuga ka 6 muaj që është ‘shkërdhatë rilindase’ dhe kjo nuk është e drejtë. Edhe pse është anëtar i PS, kjo nuk do të thotë se argumentet e tij që ishin në kundërshtim me qeverinë duhet sot të zerohen pse ai është për teatrin e ri. Apo Arben Derhemi që kishte qëndrime ekstreme, por kuptoi se dialogu mund të zgjidhë zgjidhe konstruktive.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook