Ballina Aktualitet Ismail Kadare, fituesi i çmimit prestigjoz “Nonino”

Ismail Kadare, fituesi i çmimit prestigjoz “Nonino”

Shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare, është fituesi i edicionit 2018 të çmimit “Nonino” në Udine të Italisë.

Çmimi prestigjoz është promovuar për 43 vite me rradhë në Udine dhe vlerëson figurat e mëdha të kulturës botërore nga një jurie e kryesuar nga Nobel V.S. Naipaul. 

mimi i “Nonino 2018” shkon për Kadarenë, ndërsa një tjetër çmim i rëndësishëm shkon edhe për filozofin Giorgio Agamben, i cili merr titullin prestigjoz të “mjeshtrit të kohës sonë”.

Ceremonia e çmimit do të zhvillohet në Ronchi di Percoto, në Udine më 27 janar dhe do t’i paraqitet Kadaresë nga Claudio Magris, një anëtar i jurisë.

Motivacioni i këtij çmimi është: “Rapsod në dashuri dhe kritik ndaj popullit të tij, midis realiteteve historike dhe legjendave, të cilat ngjallin madhështinë dhe tragjedinë e së kaluarës ballkanike dhe osmane”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook