DuaLajm.Com
Flash
Ballina Kulture Kush është femra më tërheqëse e showbiz-it për Erion Veliaj?

Kush është femra më tërheqëse e showbiz-it për Erion Veliaj?

Kryebashkiaku Erion Veliaj i ftuar në emisionin “Pop Culture” nuk i shpëton pyetjeve “thumbuese” në intervistën ndaj tij. 

Veliaj foli aty për projektet e tij të reja për qytetin e Tiranës, për jetën e tij private dhe mënyrat e argëtimit gjatë ditëve e netëve festive.

Në një pyetje përsa i përket femrave të showbiz-it shqiptar, moderatorët i kërkuan Veliajt të thoshte se cila është femra më seksi apo më tërheqëse për të. 

“Më seksi nuk e di, por më tërheqëse është Valbona Selimllari. Meqenëse e kam edhe shoqe”, – tha Veliaj. 

Valbona Selimllari është missi i parë shqiptar e shpallur në vitin 1992. Nuk është për tu habitur zgjedhja e kryebashkiakut të Tiranës.

Valbona ka qenë dhe mbetet akoma në sytë e të gjithëve ikonë e bukurisë pavarsisht kalimit të viteve.  

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook