Ballina Kulture Ky është filmi që ka pushtuar kinamatë dhe po thyen çdo rekord,...

Ky është filmi që ka pushtuar kinamatë dhe po thyen çdo rekord, mbi 1.6 miliardë dollarë fitime në vetëm 17 ditë

Në datën 27 Prill, u publikua premiera e filmit më të shumëpritur të vitit 2018, Avengers: Infinity War.

Filmi është prodhuar nga Marvel Comics në bashkëpunim me Disney dhe ka korrur fitime marramendëse.

Në këtë produksion gjigand kinematografik Avengers: Infinity War janë përfshirë disa nga superheronjtë më të njohur të filmave, si Iron Man, Thor, Spider Man, Captain America, Hulk etj, të cilët ndeshen përballë krijesës më të fuqishme të Universit, Thanos, shkruan “DuaLajm.com”.

Kur kanë kaluar gati 17 ditë nga publikimi i tij, filmi ka arritur të fitojë mbi 1.6 miliardë dollarë, duke u renditur kështu si filmi i 5 më fitimprurës i prodhuar ndonjëherë.

Por duke parë ritmet e jashtëzakonshme të fitimeve që ka sjellë ky film, duket se mund të “cënojë” edhe vendin e parë, që mbahet nga filmi Avatar i James Cameroon.

Filmi ka vlerësimin 8.9 në IMBD, duke e renditur në Top 10 e filmave më të vlerësuar të të gjitha kohërave.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook