Ballina Kryesore Marrin fund teoritë konspirative, si vdiq në të vërtetë Adolf Hitler

Marrin fund teoritë konspirative, si vdiq në të vërtetë Adolf Hitler

Nga Bory Mulholland

Studiuesit francezë pretendojnë se i kanë dhënë fund teorive të konspiracionit që rrethojnë vdekjen e Adolf Hitlerit, pasi një studim i dhëmbëve provoi se ai vdiq pas marrjes së kapsulës së cianurit dhe vrasjes së vetes me plumb në kokë, në Berlin në vitin 1945.

Ata arritën përfundimin e tyre pasi patën akses pë të analizuar fragmente të dhëmbëve të Hitlerit, që janë mbajtur në Moskë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

“Dhëmbët janë autentikë, nuk ka dyshim të mundshëm. Studimi ynë dëshmon se Hitleri vdiq në vitin 1945”, tha profesor Philippe Charlier.

“Ne mund të ndalojmë të gjitha teoritë e konspiracionit për Hitlerin. Ai nuk u arratis në Argjentinë në një nëndetëse, ai nuk është në një bazë të fshehur në Antarktidë ose në anën e errët të hënës”, tha ai për agjencinë e lajmeve AFP.

Dhëmbët u shfaqën në Moskë në vitin 2000, si pjesë e një ekspozite për të shënuar 55-vjetorin e mbarimit të luftës.

Ata u rikthyen përsëri në vëmendje të publikut muajin e kaluar, kur kujtimet e një përkthyese ruse që punuan në Berlin në vitin 1945, u botuan për herë të parë në anglisht.

Ajo tregoi se si ishte angazhuar me vërtetimin e vdekjes së Hitlerit, duke ndjekur të dhënat e tij dentare në kryeqytetin e shkatërruar gjerman dhe duke parë nëse përputheshin me një sërë dhëmbësh që i ishin parashtruar si provë.

“Në mars dhe korrik 2017, shërbimi sekret rus i FSB-së dhe arkivat shtetërore ruse, autorizuan një ekip hulumtuesish francezë për të shqyrtuar eshtrat e Hitlerit për herë të parë që nga viti 1946”, tha profesor Charlier, i cili ishte një nga shkencëtarët e zgjedhur.

Ata ishin në gjendje të shihnin një fragment të kafkës të paraqitur si nga Fuhreri, i cili tregonte një vrimë në anën e majtë, e cila ishte me gjasë e shkaktuar nga kalimi i një plumbi.

Shkencëtarët nuk ishin të autorizuar të marrin mostra nga ky fragment, ata vunë në dukje në studimin e tyre të botuar të premten në revistën shkencore “European Journal of Internal Medicine”.

Morfologjia e fragmentit të kafkës ishte “krejtësisht e krahasueshme” me radiografitë e kafkës së Hitlerit të marrë një vit para vdekjes së tij, zbuloi hulumtimi.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook