Ballina Kulture Organizata e trashëgimisë: Ja cilat janë kishat më të rrezikuara në Europë

Organizata e trashëgimisë: Ja cilat janë kishat më të rrezikuara në Europë

Organizata e trashëgimisë, Europa Nostra dhe Instituti i Bankës Europiane të Investimeve, mes 12 vendeve dhe objekteve të trashëgimisë të përzgjedhura në listën e më të rrezikuarave ,ndodhen dhe kishat pas bizantine të Voskopojës dhe Vithkuqit.

Në listën e 12 kishave më të rrezikuara, mësohet se ndër to janë edhe kisha e Voskopojës dhe Vithkuqit. Mirëpo në këtë rrezik gjendet dhe qendra historike e Gjirokastrës.

Këto objekte me vlera të mëdha të trashëgiminisë kulturore, por dhe 9 te tjera në qytete të tjera të Europës janë në rrezik për disa arsye, si shkak i neglizhencës, të zhvillimit të papërshtatshëm, të mungesës së resurseve dhe ekspertizave. 

Presidenti Ekzekutiv i Europa Nostra tha, se kjo listë e shkurtër është para së gjithash, një thirrje për veprim dhe do nxisin palët publike e private në nivel lokal, kombëtar dhe europian që të bashkojnë forcat për të shpëtuar perlat e trashëgimisë, të cilat tregojnë historinë tonë të përbashkët dhe që duhet të ruhen për gjeneratat e ardhshme.

LEXO EDHE:  VIDEO/ Rama uron "mirëmëngjes" për ndjekësit e tij, dhe jep një lajm të mirë

Ky mesazh duhet të përhapet, ka shtuar ai, pasi 2018 shënon dhe Vitin Europian të Trashëgimisë Kulturore. Po pasi të studiohen këto 12 objekte në mars do të shpallen 7 më të rrezikuarit nga Bordi i Europa Nostra.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook