Ballina Kryesore Përballja live/ “Teatri do shembet”, aktori i njohur ia thotë në sy...

Përballja live/ “Teatri do shembet”, aktori i njohur ia thotë në sy Kumbaros: Kur të kaloni mbi trupat tanë

E ftuar në emisionin “Top Show”, Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro është përballur live me artistët gjatë mbrëmjes së djeshme.

Përballë Kumbaros, kanë qenë artistë të njohur të skenës si Arben Derhemi, Altin Basha, Genc Fuga, Gëzim Kame dhe Roberd Budina.

Në emision, ministrja u shpreh qartë se Teatri Kombëtar do të shembet për të ndërtuar një tjetër më dinjitoz.

“Në këtë truall do të ndërtohet një teatër kombëtar dinjitoz. Në këtë truall të bëhet ky Teatër. Këtë nuk e kam fshehur. Më lejoni ta them dhe e regjistroni. Ideja jonë është që të ndërtohet një Teatër i mirëfilltë Kombëtar në këtë zonë. Në bashkëpunim me kryetarin e bashkisë kemi folur edhe për ndërtimin e disa institucioneve kulturore. Ne i kemi kërkuar kryetarit të bashkisë që të parashikojë në të njëjtin truall një projekt për Teatër Kombëtar. Nuk ka ende një projekt. Është çdo gjë duke u diskutuar për projektin dhe anën financiare”, u shpreh ajo.

I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i aktorit Arben Derhemi, i cili tha se artistët nuk do ta lejojnë shembjen e Teatrit Kombëtar, dhe se një gjë e tillë do të ndodh vetëm nëse do të kalohet mbi trupat e tyre.

“Ne do të dalim nga ai Teatër kur të kaloni mbi trupat tanë”, deklaroi aktori duke iu drejtuar Ministres Kumbaro.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook