Ballina Galeri Shqipëria promovohet si asnjëherë më parë, kjo është video që po bën...

Shqipëria promovohet si asnjëherë më parë, kjo është video që po bën namin në rrjet (Foto)

Ministri i Turizmit dhe i Mjedisit, Blendi Klosi, ka postuar në “Facebook” një video promovuese për Shqipërinë, cila po bën tepër bujë në rrjet.

Video sjell një panoramë të vendeve më të bukura të Shqipërisë, detin, malet, kështjellat, vlerat e traditat e trevave shqiptare dhe mbyllet me fjalët “Shqipëria, ndiq udhën tënde”.

“Jehoje edhe ti, në profilin tënd! Me këtë video çdokush mund të përjetojë Shqipërinë e Alpeve, Adriatikut, Jonit, kështjellave, veshjeve karakteristike, vendeve të paeksploruara, njerëzve mikpritës, ashtu si një revistë prestigjoze europiane, e përshkuan: “Njerëz të etur për të ndarë dashurinë e vendit të tyre dhe gjithmonë të gatshëm për të ardhur në ndihmë” Shqipëria meriton vëmendje! Turistët meritojnë Shqipërinë”, shkruan Klosi.

Blendi Klosi u kërkoi personaliteteve të ndryshëm shqiptarë që të shpërndajnë përmes teknologjisë, jehonën e vlerave natyrore historike e kulturore të vendit tonë në mbarë botën.

Video brenda 1 dite, është parë më shumë se 9 mijë herë dhe është shpërndarë nga qindra përdorues të rrjeteve sociale, personazhe VIP dhe bloggerë.

Picture 1 of 12

 

Jehoje edhe ti, në profilin tënd!

Jehoje edhe ti, në profilin tënd! Me këtë video çdokush mund të përjetojë Shqipërinë e Alpeve, Adriatikut, Jonit, kështjellave, veshjeve karakteristike, vendeve të paeksploruara, njerëzve mikpritës, ashtu si një revistë prestigjoze europiane, e përshkuan: “Njerëz të etur për të ndarë dashurinë e vendit të tyre dhe gjithmonë të gatshëm për të ardhur në ndihmë”Shqipëria meriton vëmendje! Turistët meritojnë Shqipërinë!🇦🇱️🏔️🌳

Posted by Blendi Klosi on 21.01.2018

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook