Ballina Kulture Shqiptarët, një popull gjigandësh!

Shqiptarët, një popull gjigandësh!

Nga Aurenc Bebja

Në fillimin e veprës me titull “Grammatica Albanese con le poesie rare di Variboba del Prof. Vincenzo Librandi”, botuar në Milano në vitin 1897, gjejmë një parathënie speciale të autorit për shqiptarët.

“Më shumë se dyqind mijë shqiptarë, të shpërndarë në tetëdhjetë komuna, jetojnë në krahinat jugore të Italisë. Bëjnë pjesë në faqet e shquara të historisë së popujve, por vazhdimisht pyesim : Kush janë ata ?

Kush janë ata ? – Një popull gjigandësh, një popull heronjsh. Shqiptarët e sotëm janë vetëm pellazgët e lashtë, më të vjetërit, banorët e parë të Greqisë.

Pas vdekjes (1467) së shqiptarit trim dhe të patrembur Gjergj Kastrioti Skenderbeu, Shqipëria u bë një provincë turke dhe familjet, të cilat nuk besonin më se ishin të sigurta atje, emigruan dhe erdhën në Itali. Dhe meqë e përmenda Skënderbeun, jam i kënaqur të them shkurtimisht se ai, duke shfarosur në fushat e Torviollit – më 29 qershor 1444 – ushtrinë e fuqishme të Muratit II, të komanduar nga Ali Pasha, dhe duke mbajtur lart flamurin e Shqipërisë për 27 vjet, pasi mposhti muslimanin në 22 beteja të tjera, atë e lavdëruan dhe admirimuan të gjithë sovranët e Evropës.

Shqiptarët e Italisë nuk emigruan nga mëmëdheu i tyre vetëm një herë, por edhe në disa raste të tjera dhe u vendosën në Mbretërinë e Napolit, ku u mirëpritën nga Alfonsi i Aragonit, Charles III dhe mbretër të tjerë. Ata formuan shumë fshatra, disa prej të cilave sot janë të mëdha dhe tregëtare, dhe iu përkushtuan ekskluzivisht bujqësisë dhe blegtorisë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook




LEXO EDHE:  Prezantohet projekti i veçantë "Shtëpia e Shqiptarit" në Kanada, i pranishëm edhe ministri Majko