Ballina Kryesore VIDEO/ Vijon protesta e artistëve, Kabashi: Teatri Kombëtar është Meka e kulturës...

VIDEO/ Vijon protesta e artistëve, Kabashi: Teatri Kombëtar është Meka e kulturës shqiptare

Artistët kanë vijuar protesën e tyre për katërtën  ditë rradhazi kundër prishjes së Teatrit Kombëtar.

Në fjalën e tij, artisti i madh i popullit Mirush Kabashi tregoi arsyet pse është kundër prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

Ndër të tjera, Kabashi e ka cilësuar godinën e Teatrit Kombëtar si Mekën e kulturës shqiptare.

Kujtojmë që qeveria ka kërkuar shembjen e Teatrit Kombëtar, por ky vendim ka hasur në kundërshtim të plotë të artistëve, të cilët kërkojnë rikonstruktimin e godinës dhe jo prishjen totale të saj.

“Problemin mos ta trajtojmë në baza shembujsh e shifrash, por në baza parimesh. Nëse merrej një vendim duhej marrë i diskutuar me komunitetin e artistëve, nëse duhet të rikontruktohet ky teatër apo të ndërtohet një nga e para.

Nëse bie dakord duhet të jetë në projektin që do bëhet e gjithë sipërfaqja e teatrit ekzistues.

Për mua ky duhet të rikonstruktohet si teatër se ka një histori të lavdizhme, ky teatër është Meka e kulturës shqiptare.

Veliaj u përpoq të na kujtojë se është rritur buxheti për kulturën por ne i kujtuam se Kosova e ka dyherë më të madh buxhetin për kulturën, ndërsa Maqedonia 3-4 herë.

Është një turp për politikën shqiptare që ne artistëve na kanë imponuar një ligj dictatorial, se nuk më del inati në këtë mes. Ne atëherë konsideroheshim ndihmës të partisë në edukimin e masave, se ajo bënte politikën për artin dhe artistët duhet të prodhonin një art të lustruar socialist, jo realist.

E sot pas 30 vetesh, politikat e artit i vendos qeveria në mbledhjet e qeverisë. Nuk duhet të ketë politikë qeveritare apo partiake për artin, ai duhet t’i nënshtrohet vetëm Kushtetutës,” tha Kabashi.

LIVE – Dita e katërt e protestës së artistëve për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.

Posted by JETA OSH QEF on 18.06.2018

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  "Trafikant, krim, korrupsion!", Rama pritet me protesta në Lezhë në mbledhjen e parë të Qeverisë për 2018