Kungujt tashmë janë të stinës, i gjejmë gjatë gjithë sezonit të pranverës dhe verës.

Në këtë recetë gjeni një alternativë për të bërë kunguj të mbushur, me përbërës të përditshëm.

Përbërësit:
  • kungull (të freskët)
  • 120 gr salcë kosi
  • 50 gr djathë i bardhë
  • qepë (mesatare)
  • spec i kuq
  • 1 tufë majdanoz
  • rigon (i thatë)
  • 1 kokërr domate (mesatare)
  • kripë
  • piper
  • vaj ulliri 
 
1. Pastroni kungujt në pjesën e brendshme dhe grini tulin e përfituar.
 
2. Skuqini kungujt me pak vaj ulliri, që të gatuhen me lehtë në furrë.
 
3. Në një tigan, skuqim qepën e grië, specat, tulin e kungujve dhe domaten, të gjitha të prerë në kubikë të vegjël.
 
4. Në tigan shtojmë dhe erzat dhe e hedhim përzirjen në një tas që të ftohet.
 
5. I shtojmë perimeve salcën e kosit dhe djathin e thërrmuar.
 
6. Me këtë përzierje mbushim kungujt, dhe i vendosim në furrë për rreth 20 minuta.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook