Masat e sigurisë së Blenheim Palace duhen ndryshuar pas vjedhjes së një tualeti prej ari 18 karatësh, tha shefi ekzekutiv.

Dominic Hare tha se një grup hajdutësh kryen një bastisje të shpejtë shkatërruese në pallatin e Oksfordshire.

Vepra e artit me vlerë 5 milion deri në 6 milion dollarë, nuk është gjetur ende.

Krijuesi i saj, artisti Maurizio Cattelan, tha se shpreson që të jetë një shaka.

“Do doja të ishte një shaka. Fillimisht kur u zgjova dhe dëgjova lajmet mendova se ishte një rreng: Kush është aq budalla sa të vjedhë një tualet? Për një moment harrova që ishte i bërë nga ari.”

Tualeti i përbërë i gjithë nga ari u ekspozua në pallatin e Shekullit 18, si pjesë e një ekspozite nga artisti italian.

Një 66-vjeçar u arrestua të shtunën në lidhje me vjedhjen, tha Policia e Thames Valley.

Grabitja shkaktoi dëme të mëdha dhe përmbytje pasi tualeti ishte montuar në ndërtesë.

Hare tha se kjo është vjedhja e parë e këtij lloji në historinë e Blenheim Palace, duke shtuar se kishte sistem të sofistikuar sigurie.

Ai shtoi se nuk ka asnjë dyshim që tualeti do shkrihet nga hajdutët.

Policia raportoi se grabitësit përdorën dy makina për të kryer vjedhjen.