Monika Kryemadhi ka uruar sot besimtarët myslimanë nga Elbasani. Kryetarja e LSI-së ka vizituar Komunitetin Mysliman. Krymadhi shprehet se kjo është një festë ku ne duhet të dhurojmë sa më shumë dashuri e buzëqeshje njëri-tjetrit, sepse kështu edhe Zoti do ta dojë edhe më shumë Shqipërinë

 

“Iu urojmë të gjithë shqiptarëve në këtë festë të Kurban Bajramit, mbarësi, begati , lumturi, paqe, fat në familjet e tyre. Zoti u plotësoftë dëshirat dhe I shoqëroftë në rrugën e jetës së tyre, në një rrugë e cila çdo ditë e më shumë do të jetë edhe e vështirë, por edhe e bukur.

T’i dhurojmë sa më shumë dashuri e buzëqeshje njëri-tjetrit, sepse kështu edhe Zoti do ta dojë edhe më shumë Shqipërinë, por edhe ne do ta duam edhe më shumë njëri-tjetrin.

Gëzuar edhe ju gazetarëve, që në këtë ditë feste keni dalë në punë dhe i shërbeni qoftë politikës, qoftë qytetarëve me informacione.” u shpreh Kryemadhi.