Ballina Kuriozitet 15 simptomat klinike të psikopatisë, mbathjani nëse i kanë njerëzit që keni...

15 simptomat klinike të psikopatisë, mbathjani nëse i kanë njerëzit që keni afër

Si duket një psikopat? Vështirë ta dallojmë, edhe pse se “psikopat” mund të cilësojmë edhe dikë i cili bën një veprim që na duket i çuditshëm, tallës, fyes, e kështu me radhë.

Më poshtë do gjeni 15 simptomat klinike që shfaqen tek një psikopat, të cilat janë rezultat i një studimi të kryer nga “American Psychology Association”.

15 simptomat e psikopatisë sipas “American Psychology Association” janë:

  1. Është tepër i artikuluar dhe të bën për vete
  2. Ka mendim të ekzagjeruar për rëndësinë e tij, mendon se është njeri i madh
  3. Gënjeshtar patologjik
  4. Manipulon dhe shfrytëzon të tjerët
  5. I paaftë për të ndjerë keqardhje për të tjerët, madje as për viktimat e shkaktuara për faj të tij
  6. I paaftë për të ndjerë faj apo pendesë
  7. Nuk mban përgjegjësi për veprimet e veta
  8. Tendencë për t’ia hedhur gjithmonë fajin të tjerëve
  9. I ftohte emocionalisht ose ka vetëm emocione sipërfaqësore
  10. Ka stil jetese të bazuar në paratë e të tjerëve
  11. Ka jetë të ç’thurur seksuale, duke përfshirë edhe dhunën ndaj partnerit
  12. Ka vetëm lidhje të shkurtra dhe problematike, dhe shpesh ka disa martesa të dështuara
  13. I paaftë për të kontrolluar inatin e tij, bëhet hakmarrës
  14. Është impulsiv në sjellje
  15. Ka patur probleme sjellje që rreth moshës 13 vjeçe, që përfshijnë gënjeshtrat patologjike, vandalizmin, arratisje nga shtëpia etj.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook