Ballina Kuriozitet 26-vjeçarja ankohej për dhimbje të forta barku, doktorët shokohen me atë që...

26-vjeçarja ankohej për dhimbje të forta barku, doktorët shokohen me atë që zbulojnë brenda vaginës së saj

Policia spanjolle ka hapur një hetim si pasojë e një denoncimi nga një mjek i shërbimit mjekësor të komunës së Aronës, në jug të Tenerifeve, pasi zbuloi një breshkë të ngordhur brenda vaginës së një gruaje angleze 26 vjeçare e cila ankohej për dhimbje të forta të barkut.

Ngjarja, e cila përcillet nga e përditshmja spanjolle ‘El Mundo’, daton 20 shtatorin e shkuar.

Gruaja, pas një feste në mbrëmje me disa miq, ka nisur të ndjejë dhimbje në stomak të cilat e pengonin të lëvizte.

Pasi është dërguar në spital, pas vizitës së parë, është konstatuar për gjendje jo të mirë shëndetësore, ndaj i është nënshtruar radiografisë.

Pas analizave, ekipi mjekësor ka diagnostikuar vajzën e re me një infeksion të rëndë, e shkaktuar nga prezenca e një breshke të ngordhur brenda vaginës së saj.

Nisur nga natyra e pazakontë e zbulimit, mjekët kanë informuar menjëherë policinë.

Kur është marrë në pyetje, e reja ka deklaruar se nuk ka idenë më të vogël se si mund të ketë hyrë kafsha brenda trupit të saj, por nuk ka preferuar të bëjë denoncim.

Atëherë, autoritetet vendase kanë nisur hetimet në mënyrë të pavarur, me hipotezën e dhunës seksuale.