Ballina Kuriozitet 3 këshilla si të përmirësoni marrdhëniet me miqtë tuaj

3 këshilla si të përmirësoni marrdhëniet me miqtë tuaj

Një nga psikologet më të njohura Bela Gandhi ka treguar sekretin që e mbante në sirtar prej kohësh duke dhënë dijen e saj përsa i përket pjesës se si ne mund ta përmirsojmë një lidhje, qoftë ajo një lidhje dashurie ose miqësie por edhe kolegiale në vetëm pak minuta përpjekje.

Mesa duket gjithëçka është më e lehtë sesa e mendonim ne duke i dhënë trurit një sasi stresi të lartë pasi dihet që njeriu i përjeton shume dhe mendohet goxha për gjithë lidhjet e tij ato që kalon dhe ato që ka prezente në jetë.

Ja disa teknika nga psikologia Bela Gandhi që ju tregojnë si ti përmirësoni marrëdhëniet me shoqërinë tuaj.

Si të ringjallni një miqësi?

Nëse dëshironi të ringjallni miqësinë me dikë, atëhërë dërgoni mikut ose mikes tuaj një mesazh të shkurtër.
“E dëgjova këngën tënde të preferuar në radio sot, mu kujtua që duhet të takohemi. Si thua, të dalim për darkë sonte?”, është një shprehje që ndonjëherë mjafton.

Dërgoni lule mikes suaj

Thjesht zgjedheni një buqetë me lule dhe dërgojani mikes suaj. Thjesht për t’i treguar që e doni dhe e kujtoni.

Dërgoni mesazh ose thirreni

Shkruani një mesazh ose thirreni shoqen ose shokun tuaj të ngushtë. Mjafton që miku juaj të qeshë.