Ballina Kuriozitet 6 “sekretet” e kafesë turke

6 “sekretet” e kafesë turke

Kafeja turke është  kulturë më shumë sesa pije pasi ne e kemi pothuajse të gjithë në shtëpitë tona. Prindërit tanë e konsumojnë me shumë dashuri në mëngjes apo edhe në mbrëmje.

Kafeja turke ka një mënyrë të veçantë të shërbimit dhe të përgatitjes .

Disa sekrete të kafesë turke që me siguri nuk i dinit:

Kafeja turke nuk vjen nga Turqia

Nëse mendoni se kafeja turke quhet turke sepse e ka origjinën në Turqi, gaboheni. Provat historike tregojnë se kafeja turke ka nisur të konsumohet në Jemen në shekullin e 15-ë.
Më pas ajo u përhap në Kajro dhe Mekë. Historianë të njohur tregojnë se në vitin 1640 në Kostandinopojë është hapur kafeteria e parë.

Cilësia është tek ajka

Kafeja e mirë turke dallohet tek ajka që krijohet në krye të filxhanit. Ajka e ndihmon kafenë të qëndrojë e nxehtë për një kohë më të gjatë. Ajo duhet të jetë e butë dhe me bulëza.

Kafeja turke duhet të konsumohet me ujë

Kafeja turke shoqërohet me një gotë ujë. Sepse uji do t’ju ndihmojë të ndjeni shijen e vërtetë të kafesë, dhe do të bëjë pastrimin e qiellzës nga llumi që ngelet në fund.

Kafeja turke do një llokum

Rituali i kafesë turke nuk quhet i plotë nëse nuk konsumohet me një llokum. Ai i shton ëmbëlsinë dhe e plotëson.

Kafeja me kripë

Në kulturën turke nëse duhet të përcaktohet burrëria e dhëndrit atëherë në kafenë e tij shtohet kripë. Vajza bën kafenë dhe sasia e kripës tregon interesin. Nëse kripa është e tepërt atëherë çifti nuk është për njëri-tjetrin. Nëse kripa është në nivele mesatare atëherë vajza ka interes, ndërsa kur vajza ka hedhur shumë pak kripë në kafe atëherë ajo është e gatshme për t’u martuar. Dhëndri duhet t’a pijë kafenë e përgatitur në mënyrë që të quhet i gatshëm për martesë.

LEXO EDHE:  Karakteristikat e çdo femre sipas shenjës së Horoskopit

Kafeja turke mbrohet nga UNESCO

Kafeja turke është vendosur në listën e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s.
Vendimi është marrë në seancën e 8-të të Komitetit ndërqeveritar të UNESCO-s, të mbajtur në vitin 2013 në kryeqytetin e Azerbejxhanit, Baku.