Ballina Kuriozitet A e dini çfarë i ndodh sistemit imunitar dhe mëlçisë sa herë...

A e dini çfarë i ndodh sistemit imunitar dhe mëlçisë sa herë konsumoni ketchup?!

“Fast Food” në përgjithësi kemi theksuar se është shumë i rrezikshëm  për shëndetin tonë. Ato dëmtojnë sistemin imunitar, nervor dhe metabolizmin në tërësi.

Në mënyrë të veçantë, produktet si ketchupi apo mustarda kanë në përmbajtje të tyre përbërës tepër të dëmshëm.Tregohuni të kujdesshëm me konsumimin e ketchupit, pasi  mund të shkaktojë sëmundje të zemrës dhe diabet. Në pamje të parë ju mund të mendoni se po ushqeheni me ndonjë salcë domatesh, që në përbërje të saj ka domate bio, por e vërteta nuk është kështu. Domatet, në gjendjen e tyre natyrore janë një burim i shkëlqyeshëm i vitaminës E, vitaminës B6, magnezit, fosforit, kaliumit dhe bakrit, si dhe vitaminës A, C dhe K.

Por një shishe Ketchup ka vetëm 8% të Vitamina A dhe C dhe përpunon apo eliminon përfitimet e domateve.

ÇËSHTJET SHËNDETËSORE (SYRUP HIGH CORN- FRUKTOZA)

Syrup High Corn Fructose është një përbërës i dëmshëm i Ketchupit, një kontribues i madh në shtimin e kalorive dhe është i lidhur me problemet e peshës, diabetin e tipit 2 dhe rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

KRIPË

Vetëm një lugë gjelle Ketchup, ka 7% të dozës së rekomanduar ditore të natriumit.

Kur konsumoni shumë natrium, veshkat duhet të prodhojnë ujë. Vëllimi i gjakut në trupin tuaj rritet dhe vendos presion në zemër. Shumë kripë në dietën tuaj bën që enët e gjakut të ngurtësohen, rrit shanset për atak kardiak, për goditje në tru dhe shkakton presion të lartë të gjakut.