Ballina Horoskopi Astrologe Meri zbulon shenjën më me fat për muajin Nëntor

Astrologe Meri zbulon shenjën më me fat për muajin Nëntor

Astrologia  e njohur shqiptare, Meri Shehu ka bërë parashikimin astrologjik për shenjat e Horoskopit.

Sipas saj, shenja më me fat për muajin Nëntor është Peshorja dhe shenjat me më pak fat janë Gaforrja, Binjakët, Bricjapi.

Më poshtë renditja nga Meri Shehu:

1. Peshorja, do të merren me çështjet e tyre personale dhe profesionale. Do të udhëtojnë shumë dhe do t’ju shumëfishohet planet gjatë kësaj periudhe.

2. Shigjetari, ka aleancat e duhura, do të futen në një etap të rëndësishme për fejesa, martesa dhe planifikim familjar.

3. Akrepi, kjo është periudha kur duhet të merret me ekonominë dhe të japi nga vetja dhe intelekti. Akrepi është i pozicionuar shumë mirë në anë profesionale dhe personale.

4. Peshqit, kjo është periudhë shumë e rëndësishme për karrierën dhe martesën e kësaj shenje.

5. Ujori, këtë shenjë e presin projekte dhe marrëdhënie me jashtë.

6. Dashi, ka ende disa ngatërresa gjatë nëntorit. Do të ndryshojnë filozofi jete dhe projekte.

7. Luani, do të kenë periudhën më të bukur romantike.

8. Demi, jeta e tyre fillon të transformohet, do të jetë koha e ndryshimeve të mëdha ekonomike. Demi, dashuri dhe projekte.

9. Virgjëresha, janë në një kohë të stuhishme, do të ken dëme të mëdha në karrierë.

10. Gaforrja, do të kenë ngarkesë të madhe pune dhe shumë ankth.

11. Binjakët, do të kenë përball tyre njerëz me kërkesa të mëdha, ka dy rrugë ose do të promovohen ose do të përjashtohen, janë në një sprovë të madhe.

12. Bricjapi, duhet të tërhiqen nga skena, janë në periudhë parapërgatitore, do të kenë probleme me ligjin dhe martesën.

LEXO EDHE:  Rama nuk ka turp ta thotë: "Koncensionet janë krenaria ime". Por gazetari i përvishet keq