Ballina Bota Bashkëshorti e qëlloi 46 herë me thikë, 21-vjeçarja i habit të gjithë...

Bashkëshorti e qëlloi 46 herë me thikë, 21-vjeçarja i habit të gjithë në gjyq: E dua akoma

Një vajzë e re është sulmuar me thikë nga bashkëshorti i saj, mirëpo pavarësisht këtij akti ajo pretendon të kthehet me të kur ai të dalë nga burgu.

Shannon Barnard u qëllua me thikë 46 herë nga burri tradhtar por ajo nuk heq dorë nga ai, ndërsa ka shtuar se dëshiron të krijojë familje me të kur të lirohet nga burgu.

25-vjeçari Michael Barnard u shpall fajtor për tentativë vrasje në Gjykatën Maidstone Crown dhe u dënua me 20 vite burg pasi qëlloi me thikë në mënyrë të përsëritur bashkëshorten e tij në shtëpinë e tyre në Hextable, Kent. Dy javë më parë ajo kishte mësuar se bashkëshorti e tradhëtonte me një tjetër.

Vajza e re pësoi plagë të shumta në gjymtyrë dhe në trupin e saj, duke përfshirë mushkëritë, mëlçinë dhe zorrët, pasi Barnard dëshironte ta vriste.

Shannon kaloi 17 ditë në spital dhe mjekët që janë kujdesur për të janë shprehur se ishte “jashtëzakonisht me fat” që mbijetoi.

Por ajo i ka habitur të gjithë kur ka deklaruar se po pret që ai të lirohet nga burgu.

Gjatë një seance gjyqësore kur e kanë pyetur se si e shikon të ardhmen e tyre, ajo ka thënë: Vetëm bashkë, duke bërë jetën që të dy duam me njëri-tjetrin dhe të krijojmë familje”.

Madje ajo ka takuar Michael sa herë ka patur mundësi, duke kërkuar tashmë që ta shohë dy herë në javë.