Ballina Kryesore “Befason” psikologia: Këto dy ushqime, pas të cilave “vdesin” shqiptarët, ndikojnë negativisht...

“Befason” psikologia: Këto dy ushqime, pas të cilave “vdesin” shqiptarët, ndikojnë negativisht në zhvillimin e trurit

Psikologia nga Turqia, Nejla Avcı, ka pohuar se pogaçja dhe byreku ndikojnë negativisht në zhvillimin e trurit.

Avcı ka marrë pjesë në seminarin “Mungesë vëmendjeje-çrregullim hiperaktiviteti” i organizuar nga Komuna Bağcılar e Stambollit.

Sipas deklaratës së komunës, Avcı në fjalimin e saj në seminar ka theksuar se mbi 50 për qind të popullatës shumica prej të cilëve fëmijë ka çrregullime të hiperaktivitetit, ndërsa i paralajmëroi prindërit.

Psikologia theksoi se ushqimet me sheqer të tepërt dhe karbohidrate janë duke e ndikuar negativisht zhvillimin e trurit.

“Çdo lloj i ushqimit si pogaçja dhe byreku ndikon në masë të madhe në çrregullimin e hiperaktivitetit dhe mungesës së vëmendjes. Ndërsa sheqeri me energjinë e tepërt që e jep, në mënyrë negative e ndikon trurin”, është shprehur ajo, transmeton Anadolu Agency (AA).

Avcı duke theksuar se mungesa e vëmendjes nuk është diçka psikike por vjen nga lindja, tha se shumica e fëmijëve kanë çrregullime të hiperaktivitetit.