Ballina Kuriozitet Budapesti, bota madhështore e cila fshihet nën ujë dhe shpellat magjike të...

Budapesti, bota madhështore e cila fshihet nën ujë dhe shpellat magjike të pazbuluara (Video)

Si një prej qyteteve më të njohur në Europë, Budapesti është kthyer në një nga vendet më tërheqës për turistët e huaj, kjo për historinë e tij, arkitekturën unike dhe dashurinë ndaj ujit. 

Kryeqyteti i Hungarisë është shtëpia e mbi 80 burimeve termale-tokësore dhe dhjetëra banjave. Përderisa rrjedha e ujit është ngrohur në mënyrë natyrale thellë nën sipërfaqen e tokës janë formuar qindra shpella duke e bërë kështu Budapestin shtëpinë e koleksionit më të madh të shpellave termale në botë. Shpellat kanë arritur të krijojnë dhoma dhe aty ke edhe një litar i cili të udhëheq për të mos humbur në labirintin e tyre. Ato mbeten sërish të mistershme dhe shumë prej tyre akoma të pazbuluara.