Ballina Kuriozitet Cila letër të tërheq më shumë? Zgjidh njërën dhe lexo mesazhin që...

Cila letër të tërheq më shumë? Zgjidh njërën dhe lexo mesazhin që ke nevojë të lexosh tani

Nëse ke zgjedhur letrën e parë:
Një lule në kopsht ka arritur të dalë me shumë vështirësi në dritë. Ajo ka arritur të mposhtë gurët për të lulëzuar mbi tokë. Pa frikë ajo rritet e lumtur mbi tokë.
Kur jemi përballë një situatë të vështirë, kemi vetëm dy zgjedhje: të kërkojmë diçka ose dikë për ta fajësuar mbi vështirësitë tona, ose ta pranojmë vështirësinë dhe të rritemi. Lulja na tregon se sa me pasion e dëshiron jetën dhe del në dritë duke e mundur errësirën. Nuk ka kuptim të luftojmë kundër sfidave në jetë, apo të përpiqemi t’i shmangim apo t’i mohojmë. Ki kurajon t’i pranosh sfidat e tua dhe të rritesh, ashtu si një lule që rritet mes gurëve, por me një dëshirë të madhe për të jetuar.

Nëse ke zgjedhur letrën e dytë:
Në foto tregohet një kullë që ka marrë fjalë dhe një mashkull e një femër që po dalin prej saj, jo sepse duan, por sepse nuk kanë zgjedhje tjetër. Për momentin edhe ti mund të ndihesh sikur çdo gjë po shkon keq në jetën tënde. Siguria që ndieje në vete, tashmë është vënë në një pikëpyetje të madhe, por kjo trazirë shpirtërore është e nevojshme dhe mjaft e rëndësishme, sepse do të të bëjë më të fortë dhe më të aftë për të pranuar eksperienca të reja. Pas zjarrit, toka boshohet, pas stuhisë, ajo pastrohet. Shikoje shkatërrimin si një mundësi për ringritje.

Nëse ke zgjedhur letrën e tretë:
Je duke kaluar në një moment, kur gjithë plagët e së shkuarës po të rikthehen sërish në kujtesë tani, në të tashmen. Në këtë foto shihet një person nudo dhe vulnerabël. Rreth trupit të personit në foto shihet dritë dhe relaks, pra kjo tregon se vërtet personi është duke vuajtur, por diçka e mirë ndodhet rreth tij/saj. Kjo gjë flet shumë edhe për jetën tënde. Vërtet po të rikthehen kujtimet e së shkuarës, por ato janë thjesht kujtime. Përreth vetes në këto momente ke njerëzit që do dhe të duan, ndaj duhet të ndihesh i/e lumtur për këtë gjë. Plagët e së shkuarës i përkasin së shkuarës, ndaj mësohu t’i lësh ato pas krahëve dhe të ecësh përpara. Ji mirënjohës për çdo person që të ka ndihmuar t’i kalosh me lehtësi ato plagë.

LEXO EDHE:  Të pasmet e bukura varen edhe nga astrologjia, ja kush janë 3 shenjat fatlume të horoskopit në këtë aspekt