Ballina Bota “Çmendet” policia, arreston 8 gomerë. Ja për çfarë “akuzohen” dhe ç’ndodhi më...

“Çmendet” policia, arreston 8 gomerë. Ja për çfarë “akuzohen” dhe ç’ndodhi më pas me ta

Tetë gomerë të cilët kanë dëmtuar disa bimë me vlerë janë “burgosur” për katër ditë në Indi.

Sipas New Delhi TV, gomerët kanë kullotur në një pjesë toke që i përket burgut, në distriktin Jalaun të provincës Uttar Pradesh, ndërsa më pas janë mbyllur nga zyrtarët e burgut, duke u mbajtur në burg për katër ditë.

RK Mishra, zyrtar policor i burgut, tha se gomerët kanë dëmtuar disa bimë të vlefshme të cilat ndodheshin në parcelën e burgut.

“Ne më parë i kishim paralajmëruar pronarët që t’i mbajnë larg prej këtu gomerët e tyre, por ata nuk ia vunë veshin këtij paralajmërimi. Për këtë arsye, ne i mbyllëm gomerët”, ka shtuar ai.

Gomerët në burgun e Jalaunit u liruan pasi një politikan lokal ka paguar dëmet e shkaktuara.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook