Ballina Bota Dalin në sipërfaqe mjetet prehistorike gjysëm milion vjeçare të epokës së Paleolitit...

Dalin në sipërfaqe mjetet prehistorike gjysëm milion vjeçare të epokës së Paleolitit të Vonë

Një qendër e rëndësishme prehistorike që daton prej një gjysëm milion viti,  u zbulua pranë një autostrade në pjesën qendrore të Izraelit, njoftoi sot Autoriteti izraelit i Antikiteteve.

Daton prej gjysëm milion viti dhe ndodhet në pjesën qendrore të Izraelit, zbulohet sot qendra pehistorike në të cilën u gjendën mjete në Epokën e Paleolitit të Vonë.  

“Një qendër e rrallë dhe e rëndësishme që daton prej një gjysmë milioni vitesh u zbulua gjatë kërkimeve arkeologjike të drejtuara nga Autoriteti Izraelit i Antikiteteve”, konfirmoi ky i fundit në një komunikatë.

“Punimet e kryera në bashkëpunim me Universitetin e Tel-Aivit pranë Jaljulias, në rajonin e Sharon, kanë zbuluar një industri të pasur guri duke përfshirë veçanërisht qindra gurë stralli”, sipas kësaj komunikate.

Qendra ndodhet mes qytetit të vogël arab të Jaljulias dhe autostradës 6, një autostradë që përshkon vendin nga veriu në jug.

“Sasia e madhe e mjeteve të zbuluara në këto punime na japin informacione të rëndësishme mbi mënyrën e jetës së njerëzve prehistorikë në epokën e Paleolitit të Vonë”, vijon komunikata.

“Në Izrael ekzistojnë vetëm dy qendra të kësaj epoke”, sipas Autoritetit të Antikiteteve.

“Objektet që kemi zbuluar janë të jashtëzakonshme si për nga cilësia e ruajtjes së tyre ashtu dhe për atë që na ofrojnë për të mësuar më shumë për këtë kulturë të lashtë”, thekson Maayan Shemer, drejtoreshë e punimeve në këtë qendër.

“E kaluara jonë e përbashkët është varrosur nën tokë dhe ne kemi një mundësi unike për të udhëtuar përmes një gjysmë milionë vitesh për të njohur më mirë se si kanë jetuara të parët tanë”, thekson Ran Barkai, i cili drejton departamentin e arkeologjisë në Universitetin e Tel-Avivit.

LEXO EDHE:  Izrael/ Gjendet fosili 194.000 vjeçar i njeriut, nxjerr 'jashtë loje' shkencëtarët afrikanë

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook