Ballina Kuriozitet Diellin, Botën apo Burrin e varur? Zgjidhni një prej letrave dhe merrni...

Diellin, Botën apo Burrin e varur? Zgjidhni një prej letrave dhe merrni mesazhin e sotëm

DIELLIN

Ju nuk keni gjithmonë kaq shumë energji, motivim dhe gjallëri. Bëni maksimumin sot, bëni një punë të mirë dhe më pas merru me diçka që të prek zemrën dhe ta bën shpirtin të këndojë. Jini të lumtur dhe të shëndetshëm, dhe nxisni këdo përreth jush thjesht duke u bërë shembull. Shijoni çdo minutë.

BOTEN

Njerëzit mund të vijnë tek ju për ndihmë kur marirn një apo dy vendime të vështira. Asnjë vendim nuk do jetë përtej mundësive tuaja. Bota nuk është kaq e madhe sa të mbajë zgjedhje që nuk i bëni dot apo vendime që nuk i merrni. Kini besim dhe shfaquni të qetë sot, në publik dhe privatisht.

BURRI I VARUR

Jini të qetë, aktivë dhe mos u rraskapitni prej frikës së pafund. Ka gjëra që mund të shkojnë keq sot, ashtu si në çdo ditë tjetër, dhe nuk keni pse keni frikë nga asgjë. Ndjenja juaj bazike e pasigurisë mund të jetë më e lartë se normalja sot, por do kalojë shpejt. Merrni zemër dhe jini vetvetja.