Ballina Kuriozitet Disa fakte rreth mbetjeve elektronike që po dëmtojnë shëndetin dhe planetin tonë

Disa fakte rreth mbetjeve elektronike që po dëmtojnë shëndetin dhe planetin tonë

Nëse doni ta bëni botën një vend më të mirë, ky artikull është i duhuri për tu lexuar.

Ne gjenerojmë rreth 40 milion tonë mbetje elektronike çdo vit gjë e barabartë me hedhjen e 800 laptopëve cdo sekondë.

Vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës prodhojnë 9.4 milion tonë mbetje elektronike çdo vit të cilat eksportohen në Guiyu, Kinë, i cili  është një vend-mbledhës i madh i mbetjeve elektronike të SHBA-së.

Këto mbetje ndotin rrugët dhe helmojnë banorët vendas të cilët janë raportuar të prekur nga nga nivelet e larta të plumbit.

Një përdorues telefoni i zakonshëm i zëvëndëson pjesët e tij njëherë në 18 muaj dhe afërsisht 350,000 telefona hidhen çdo ditë që do të thotë që në vit hidhen më shumë se 152 milion telefona.

85% e mbetjeve tona elektronike dërgohet në landfille dhe pjesa më e madhe e tyre digjet duke shkaktuar kështu një ndotje të madhe toksike në ajër. Këto mbejtje përmbajnë toksina të cilat mund të dëmtojnë sistemin tonë nervor qendror dhe veshkat.

Pjesët më të rrezikshme elektronike janë monitorët LCD të kompjuterave, LCD TV, plazmat, etj etj…

Mbetjet elektronike përmbajnë qindra substanca dhe pjesa më e madhe e tyre janë toksike si përshembull, mërkuri, plumbi, arseniku, kadmiumi, kromi etj.

300 milion kompjutera dhe 1 miliard telefona prodhohen çdo vit dhe harxhohen 240, 5 kg qymyr, 21,7 kimikate dhe 1,5 ton ujë për tu prodhuar thjesht dhe vetëm një kompjuter dhe një monitor.
Më pas mbetja kimike hidhet në oqean, e cila rrezikon shumë specie detare dhe i shkatërron habitatet e tyre.