Ballina Kuriozitet Doni pasuri marramendëse? Ja ku mund të gjeni diamante pafund

Doni pasuri marramendëse? Ja ku mund të gjeni diamante pafund

Thellësia e Tokës është një fabrikë diamantësh. Ajo që prej shumë kohësh ishte thjesht një hipotezë, është konfirmuar nga shkenca.

Sipas analizave që janë kryer, diamantet krijohen në një thellësi prej 780 km në brendësi të planetit, në mantelin e poshtëm nën koren e Tokës. Gjeoshkencëtarët specifikojnë se në atë shtresë gjendet dhe karboni i pastër.

Sipas tyre diamantet natyrorë janë në gjendje të transmetojnë informacione edhe nga thellësitë e mëdha, aty ku njeriu e ka të pamundur të eksplorojë.

Gjithashtu ata sjellin deri në sipërfaqe edhe papastërtitë në brendësi të tyre në mikro fragmente që mbërrijnë pikërisht nga vendi i origjinës, duke sjellë informacione mbi thellësinë në të cilën kristalizohen dhe proceset që pësojnë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook