Ballina Kuriozitet Doni të zgjoheni plot lumturi dhe energji pozitive? Këto shprehje do ju...

Doni të zgjoheni plot lumturi dhe energji pozitive? Këto shprehje do ju ndryshojnë jetën!

Të motivosh veten mund të jetë e vështirë, sidomos kur e tepron me kafenë, netët e gjata dhe mëngjeset e hershëm – gjë që e bëjnë shumica e njerëzve të zënë me punë.

Por nuk është aspak turp që ta kërkosh motivimin gjetkë, sidomos në një kohë kur bota është plot me njerëz që rrezatojnë urtësi. Për t’u dhënë energji mëngjeseve tuaja të zymtë, ja 10 thënie të pabesueshme motivuese nga disa figura me të vërtetë frymëzuese.

1.Udhëtimi i një mijë miljeve nis me një hap të vetëm – Lao Tzu

Thjeshtësia e kësaj thënieje nuk i heq asnjë presje thellësisë së saj. Mund të mos jetë hera e parë që e keni dëgjuar, por le të jetë e sotmja dita e parë kur ju reflektoni mbi të.

  1. “Pas njëzetë vitesh, ju do të jeni më shumë të zhgënjyer nga gjërat që nuk keni bërë, se sa nga gjërat që keni bërë, kështu që hidhini litarët, lundroni larg prej portit të sigurtë, kapni erërat e detit në velat tuaja. Eksploroni, Endërroni, Zbuloni” – Mark Tuein

Mark Tueini ishte shumë i mirë me fjalët, dhe autori me famë botërore ishte sigurisht në terrenin e tij kur shkroi këtë thënie. Kjo është e përsosur për ata vendime që mbartin risk, dhe që të gjithëve, në mënyrë të pashmangshme, na takon t’i marrim. Sido që të jetë, Tueini mendon që duhet t’i merrni. Me guxim.

  1. “Qoftë nëse mendon që mundesh, qoftë nëse mendon që nuk mundesh, ke të drejtë” – Henry Ford

Sa e rëndësishme është një qasje mendore pozitive? Henry Ford, industrialisti i famshëm amerikan, mendonte se ajo përbën dallimin mes suksesit dhe dështimit. Fillo të besosh se mund t’i arrish objektivat e tua, dhe menjëherë gjasat që t’ia dalësh do të rriten shumë.

  1. “Kam humbur më shumë se 9000 goditje në karrierën time. Kam humbur 300 ndeshje. 26 herë më është besuar goditja e fitores dhe e kam humbur. Kam dështuar herë pas here në jetën time. Dhe kjo është arsyeja përse ia kam dalë” – Majkëll Xhordan
LEXO EDHE:  Helmimi nga uji është më i rrezikshmi nga të gjithë, ja si ta dalloni

Keni humbur ndonjë shans së fundmi? Majkëll Xhordan ka humbur 9000, e megjithatë e konsiderojnë një prej basketbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave. Plus, luajti dhe një rol kryesor në filmin Space Jam. Dështimi është pjesë e jetës, dhe të gjithë e dinë se është edhe pjesë e biznesit. Celësi është të vazhdosh të ecësh përpara.

  1. “Nuk ka rëndësi sa ngadalë ecën, sa kohë që nuk ndalesh” – Konfuci

Ndonëse filozofi kinez, Konfuci vdiq në vitin 467 para Krishtit, fjalët e tij kanë pshë edhe sot, si garanci për ata që pyesin nëse progresi i ngadaltë mund të quhet progres. Punët e tua nuk do të ecin me shpejtësi gjithë kohën. Do të ketë periudha kur do të ecësh me shpejtësinë e kërmillit, dhe ky nuk është problem – sa kohë që vazhdon të ecësh përpara.

  1. “Identiteti është një burg të cilit nuk i ikën dot kurrë, por mënyra si të shlyesh të kaluarën tënde nuk është t’i ikësh asaj, por të përpiqesh ta kuptosh, dhe ta përdorësh si themel për t’u rritur” – Jay-Z

Me siguri këtë thënie nuk e prisnit nga një rrepist. Por shtë e fuqishme.

  1. “Unë besoj se çdo njeri ka një numër të fundëm rrahjesh zemre. Nuk kam ndërmend të çoj dëm asnjë prej rrahjeve të zemrës sime” – Neil Armstrong

Ndonëse ju mund të mos i shpenzoni rrahjet e zemrës në Hënë si astronauti Neil Armstrong në vitin 1969, kjo thënie e tij është më se e mjaftueshme për ta nisur ditën mirë. Koha jonë është vërtetë e kufizuar, më e pakta që mund të bëjmë është që t’i japim rëndësi asaj.

  1. “Shanset në biznes janë si autobusët. Gjithmonë pritet të vijë një tjetër” – Richard Branson
LEXO EDHE:  Del në shitje Ferrari me të cilin garoi Michael Schumacher, ja sa kushton

Richard Branson është nëj sipërmarrës i suksesshëm dhe themelues i Virgin Media. Dhe nëse ai mundet të shohë anën pozitive të mos rrokjes së disa shanseve, imagjino ne të tjerët…

  1. “Shumëkujt prej nesh do i duhet të kalojë përmes hijeve të luginës së vdekjes sërish e sërish, përpara se të mbërrijmë në majën e malit të dëshirave tona” – Nelson Mandela

Ndonëse kemi të gjithë sfidat dhe vështirësitë tona, shumicës prej nesh nuk do i duhet që të kalojë 27 vite në burg për të arritur objektivat tona, ashtu si i ndodhi Mandelës. Historia e tij është tejet frymëzuese, dhe kjo thënia na jep të gjithëve shpresë se vështirësitë që ndeshim janë thjeshtë pjesë e një panorame më të gjerë.

  1. “Pyetja nuk është se kush do të më lejojë; pyetja është kush do të më ndalë” – Ayn Rand

Ayn Rand ishte një shkrimtare e famshme, dhe duke parë këtë thënie, me siguri ka patur një pikëvështrim tejet kurajoz për jetën. Shumë njerëz mund të shpresojnë që planet e tua të dështojnë, por në fund të ditës je ti që mund të vendosësh që, e vetmja gjë që ata të mund të bëjnë, është që të shpresojnë. Mos lër askënd të të ndalë.

  1. “Kjo është për të çmendurit. Të papërshtatshmit. Rebelët. Telashendjellësit. Të rrumbullaktit brenda katrorëve. Ata që i shohin gjërat ndryshe.

Atyre nuk u pëlqejnë rregullat. Dhe ata nuk kanë respekt për status quo-në. Mund t’i citoni, të mos bini dakord me ta, ti glorifikoni apo përgojoni. Por e vetmja gjë që nuk mund të bëni, është që t’i injoroni. Sepse ata ndryshojnë gjërat. Ata shtyjnë përpara racën njerëzore. Dhe ndërkohë që disa mund t’i shohin si të çmendur, ne i shohim si gjeni.

LEXO EDHE:  10 destinacione përrallore ku ju mund të kaloni ditët tuaja të jetës

Sepse njerëzit që janë aq të çmendur sa të mendojnë se mund ta ndryshojnë botën, janë në fakt ata që arrijnë ta ndryshojnë” – Steve Jobs.