Ballina Kuriozitet “Më duhen para për bateri”- Striptistet robot në Las Vegas (Foto)

“Më duhen para për bateri”- Striptistet robot në Las Vegas (Foto)

Edhe puna e striptistes nuk është e mbrojtur nga vërshimi i robotëve “humanoidë” në jetën e përditëshme.

Në Las Vegas po mbahet këtë javë një spektakël me striptiste robot, organizuar posaçërisht për një konventë të apasionuarish pas teknologjisë. “Më duhen para për bateri”, ose “Më ndihmoni për të studiuar për teknologji” ishin disa nga mesazhet në koshat e bakshisheve… Një goditje mjaft e zgjuar marketingu, transmeton tch.

Por jo të gjithë të pranishmit ishin të mahnitur. “Kam parë robotë të bëjnë lëvizje shumë më të vështira se këto”, thotë njëri prej pjesmarrësve. Dhe ndoshta me standartet e teknologjisë së lartë të ditëve të sotme ka të drejtë. Ato janë ndërtuar me pjesë manekinësh, metale të vjetra dhe kamera rrugësh.

LEXO EDHE:  VIDEO/ Risi në teknologji, krijohet për herë të parë roboti që mund të kryejë saltro

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook