Ballina Aktualitet A do e ndiqni traditën ? Ja çfarë duhet të ketë në...

A do e ndiqni traditën ? Ja çfarë duhet të ketë në sofër për Bajram

SHPËRNDAJE

Besoj se këto ushqime nuk ka mbetur askush pa i provuar madje nëse ju nuk keni mundur ti gatuani vetë është e sigurtë që komshiu i ka dhe i gjenden gati për tu shërbyer.

Kurban Bajrami kremtohet si festa më e madhe e fesë islame madje përgatitet sofër edhe për miqtë për hir të festës së bekuar. Në drekë ftohen të gjithë të njohurit që nga familjarët deri tek të afërmit e largët, miqtë dhe të njohurit, duke u siguruar që asnj% mos të kthehet i uritur në shtëpi. Por le të hedhim një sy se me çfarë mund ta mbushim sofrën tonë në këtë ditë të veçantë.

1. Çorba e Begut

Kjo përzierje e perimeve dhe mishit, është çorba më e njohur e cila përgatitet në ditët e Bajramit. Zakonisht përgatitet me mish viçi apo mish pule.

2. Vegësh tradicional

Përbërësit kryesor të kësaj gjelle janë lakra e zier, speci dhe mishi i viçit.

3. Qebap haxhiu

Qebapët e haxhiut janë edhe një përzierje e mishit të viçit me perime. Për këtë ushqim është specifike sepse bëhet i mbështjellë në letër.

4. Musaka

Ushqim i njohur kaherë me mish të bluar. Musaka mund të gatuhet në mënyra të ndryshme, mirëpo më e njohura është me patate dhe kungullesha.

5. Sarma

Është edhe një ushqim i njohur mirë i cili gatuhet nga lakra e freskët apo lakra turshi, mishi i bluar dhe orizi.

6. Dollma apo japrak

Japrakët janë të ngjashëm me sarmatë, pos që në vend të lakrës së bardhë gatuhet me lulelakër.

7. Pite të ndryshme

Nuk mund të quhet Bajram nëse në sofër nuk ka ndonjë ndër pitet siç janë p.sh. pitja me djathë dhe lakrori. Pos ushqimeve të njelmëta, sofra e Bajramit është e pasur edhe me ushqime të ëmbla – ëmbëlsira.

Këto janë ëmbëlsirat më të njohura:

Bakllava

Është pite e ëmbël, përbërësit kryesorë janë petët – të gatuara në shtëpi apo të blera në dyqan dhe arrat, si dhe, sipas dëshirës, rrush i thatë, bademe, shqind (lat.: Pistacia lentiscus)… Nuk mund të quhet Bajram nëse nuk është në sofër bakllavaja.

2. Tufahija

Tufahija është ushqim i ëmbël nga mollët e ziera të mbështjella me krem i cili bëhet nga arrat dhe bademet, ajka, sheqeri dhe kremi.

3. Hallva

Është ushqim i ëmbël nga mielli i grurit, yndyra dhe mjalti apo nga susami, mielli, mjalti dhe sheqeri. Ekzistojnë lloje të ndryshme: qeten-hallva, tahan-hallva, kos-hallva.

4. Tullumbat

Janë ëmbëlsirë që bëhet nga vezët, uji, vaji, sheqeri dhe mielli. Gatuhen me shabllon të veçantë i cili u jep formë ylli.

5. Ëmbëlsirë në formë hurme

Edhe një ëmbëlsirë e thjeshtë, por shumë e shijshme nga vezët, mielli, margarina, vaji dhe uji.

6. Kadaif

Gatuhet nga petët e prera në mënyrë të veçantë, sheqeri dhe uji dhe shtojcave sipas dëshirës, p.sh. arra apo shqind.

7. Trileçe

Kjo ëmbëlsirë është e njohur për shkak që korja lyhet me tri lloje qumështi (prandaj edhe quhet trileqe). Në majë luhet me karamele. Kjo ëmbëlsirë është bërë shumë e popullarizuar gjatë tre vjetëve të fundit.

Comments

comments

SHPËRNDAJE

Policia arreston 14-vjeçarin, plagosi me thikë adoleshentin (FOTO)

Vjen surpriza e Edi Ramës për të gjithë punonjësit e administratës

Reagon ish-ministri i LSI: “Largimi i Llallës, loja me peshq e me sorra mbaroi!”

VIDEO/ Basha deklaron: Edi Rama nuk do të emërojë Prokurorin e Përgjithshëm

Deklarata e Ministrisë së Brendshme: “Arratia e ish-shefave të policisë, ja çfarë ka ndodhur

Deklarata e Bashës: “Këmbanat po bien, Edi Ramës po i vjen fundi”

Mbledhja e Këshillit Bashkiak/ Socialisët duartrokasin për arritjet e Veliajt, përgjigja e demokratëve: “Parti Enver jemi gati kurdoherë”

Rritje pagash në sektorin e Zjarrfikësit. Bashkia e Tiranës propozon projektvendimin

Berisha ironizon urdhër arrestet e katër policëve, “Rama firmos azilin politik të narkodrejtorëve”, ja emrat

Panairi Dimëror në Grand Place, Bruksel. Erion Veliaj i uron rrugë të mbarë përfaquesve shqiptarë

Artikulli paraprakVeprimet e partnerit që ju acarojnë por në të vërtetë tregojnë se sa shumë ju do
Artikulli tjetërKryedemokrati uron Bajramin: Kjo është ditë përgjegjësie për një shoqëri të drejtë, në veçanti për politikën